Lajme
Hakerët proturkë besohet se sulmuan Shërbimin Informativ të Shqipërisë
Agjencia e lajmeve, Reuters, ka raportuar në një hulumtim ekskluziv, se në mesin e dhjetëra serverëve ministrish, ambasadash e agjencish shtetërore në Evropë dhe Lindje të Mesme, hakerët pro-interesave turke kanë sulmuar edhe rrjetin kibernetik të Shërbimit Informativ Shtetëror të Shqipërisë.
“Në mesin e viktimave ishte përfshirë edhe inteligjenca shtetërore e Shqipërisë, tregojnë të dhënat publike në internet. Inteligjenca shtetërore shqiptare kishte qindra ‘usernames’ dhe fjalëkalime sigurie të kompromituar si rezultat i sulmeve, ka bërë të ditur njëri prej hetuesve privatë të sigurisë kibernetike, i cili ishte i informuar me ndërhyrjet në trafikun e uebfaqeve”, ka raportuar Reutersi.
Shërbimi Informativ Shtetëror i Shqipërisë ka bërë të ditur se sulmet ishin kryer ndaj infrastrukturës së paklasifikuar, ku nuk ruhen dhe nuk procesohen “informacione të klasifikuar të nivelit ‘sekret shtetëror’”.
Reuters shkruan se sulmet kibernetike në ngritje kundër qeverive dhe organizatave të ndryshme në Evropë dhe Lindje të Mesme besohet se janë vepër e hakerëve që po veprojnë në emër të interesave të Qeverisë turke, kanë bërë të ditur tre zyrtarë të lartë sigurie në radhët e shteteve perëndimore.
Sulmet përfshijnë ndërhyrjen në trafikun e internetit të uebfaqeve të viktimave, duke ua mundësuar potencialisht hakerëve që të sigurojnë qasje ilegale në rrjetet e trupave qeveritare dhe organizatave të tjera.
“Sipas dy zyrtarëve britanikë dhe një zyrtari amerikan, aktiviteti ka të gjitha elementet e një operacioni spiunazhi kibernetik me mbështetje shtetërore, të kryer në emër të interesave turke”, ka raportuar Reutersi, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Berlin
Rinia shqiptare në Berlin organizon për herë të parë Albanian Film Festival Të rinj shqiptarë në Berlin, me vetëiniciativë dhe punë vullnetare, kanë sjellë për herë të parë... -
Londër
Lea Ypi prezanton librin “Indignity” në LSE Library -
Siparantum Choir nga Kosova dhe ARTyn Choir nga Lituania në koncert të përbashkët në Pejë -
Berlin
“Defi i Syriganës” ekspozita e Petrit Halilajt sjell artin bashkëkohor me elemente folklorike shqiptare në Berlin -
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë
Jeta në Zvicër
-
IKEA kritikohet për çmimet: konsumatorët paguanin më shumë se sa prisnin Gjiganti suedez i mobilieve IKEA është përballur me kritika të forta në Zvicër për mënyrën se... -
Zvicra nuk është e detyruar të ndajë rezervat e saj të karburantit me fqinjët e saj evropianë -
Ticino nën presion ndërsa blerjet ndërkufitare në Itali rriten -
Kreu i gjigantit zviceran, Migros thotë se imigracioni është çelësi i së ardhmes së industrisë -
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15















