Lajme
Takimi i Vetëvendosjes dhe LDK-së me Quint-in mbahet pasdite
Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së, në krye me liderët Albin Kurti dhe Isa Mustafa, do të takohen edhe një herë sot.
Por, ndryshe nga takimet e shpeshta që kanë pasur muajve të fundit, ata sot do të takohen me ambasadorët e Quint-it në Prishtinë dhe me Shefen e Misionit të BE-së, Nataliya Apostolova.
Klan Kosova merr vesh nga burimet e veta se ky takim do të mbahet sot pasdite në objektin e Kuvendit të Kosovës.
Në ndërkohë, ndonëse u paralajmërua se marrëveshja për bashkëqeverisje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së mund të arrihej përfundimisht dje, kjo nuk ndodhi.
I pari i LDK-së, Isa Mustafa, tha shkurtimisht se në takim me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, gjithmonë shkon për të arritur një marrëveshje.
“Ne jemi të vullnetshëm që ta përfundojmë marrëveshjen në mënyrë që të procedojmë edhe më tutje”, tha ai para gazetarëve derisa po futej në objektin e Kuvendit.
Optimist se dje mund të ishte fundi i bisedimeve dhe se qeveria do të krijohej nga Vetëvendosja dhe LDK-ja ishte edhe homologu i Mustafës, Albin Kurti.
“Unë e di se ka frustrim dhe ankth, por tash janë afatet kushtetuese, nuk do të prisni më shumë se fillimi i javës së ardhshme edhe teorikisht. Pra i ka ardhur fundi; prandaj edhe durimi po soset. Unë jam optimist se do t’i rrumbullakojmë pozicionet tona dhe do ta kemi koalicionin qeverisës”, deklaroi ai nga Prizreni.
Por, takimi që zgjati më shumë se tri orë, përfundoi edhe njëherë pa epilog, ndryshe se sa pajtimin për një takim tjetër.
Qysh prej zgjedhjeve të 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë negociuar për të arritur marrëveshjen për bashkëqeverisje, por nuk kanë pasur sukses.
Bisedimet kanë ngecur për shkak të mosmarrëveshjeve për ndarjen e posteve, fillimisht atë të presidentit dhe më pas edhe të kryeparlamentarit.
Në ofertën e fundit publike që LDK-ja i bëri Lëvizjes Vetëvendosje – në të cilën vazhdon të insistojë akoma – i ka kërkuar kësaj të fundit që të heqë dorë nga posti i kryeparlamentarit në vitin e parë të bashkëqeverisjes.
LDK-ja ka ofruar që pas një viti, kur ta ketë postin e presidentit me përfundimin e mandatit të Hashim Thaçit, t’ia kthejë postin e kryeparlamentarit Lëvizjes Vetëvendosje.
Por, Vetëvendosja e Albin Kurtit ka thënë se nuk do të heqë dorë nga posti i kryeparlamentarit, të cilin e mban Glauk Konjufca.
Në ndërkohë, afati kushtetues prej 15 ditësh është duke rrjedhur pasi presidenti Hashim Thaçi e ka mandatuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, si fituesi zgjedhjeve, për formimin e qeverisë.
Afati i fundit kushtetues për formimin e qeverisë në krye me Albin Kurtin është 4 shkurti, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse -
Një i ri kosovar paguan për sigurimin e makinës deri 8000 franga më shumë se moshatari i tij zviceran
Jeta në Zvicër
-
Skandal në spitalet e Neuchâtelit: ngacmime psikologjike dhe seksuale në sallat e operacionit Një raport i klasifikuar, i siguruar nga RTS, zbulon se ngacmimi psikologjik dhe ai seksual janë... -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse -
Një i ri kosovar paguan për sigurimin e makinës deri 8000 franga më shumë se moshatari i tij zviceran -
Parlamenti zviceran rihap derën për energjinë bërthamore -
Zvicër: Votohet garantimi i orareve të aeroporteve përballë interesave të tjera














