Lajme
BE-ja paralajmëron Britaninë e Madhe për bisedime të ashpra tregtare
Franca ka paralajmëruar Britaninë e Madhe që të përgatitet për betejë në bisedimet tregtare me BE-në, pas BREXIT-it.
Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian ka parashikuar se të dyja palët “do të shqyhen me njëra-tjetrën”, kur të nisin negociatat.
“Mendoj se në çështje tregtare dhe në mekanizmin për marrëdhënie në të ardhmen, ne do ta shqyejmë njëra-tjetrën. Mirëpo kjo është pjesë e negociatave, secili duhet të mbrojë interesat e veta”, ka thënë ai.
Ai po ashtu ka thënë se do të jetë e vështirë për Britaninë e Madhe të arrijë synimin për arritje të marrëveshjes për tregti të lirë deri në fund të vitit.
Qeveria britanike ka thënë se dëshiron të arrijë marrëveshje “për bashkëpunim shoqëror në mes të palëve të barabarta”.
David Frost, shefi negociator për BREXIT, i kryeministrit britanik, Boris Johnson pritet të prezantojë më shumë detaje në një fjalim që do ta mbajë në Bruksel.
Mbretëria e Bashkuar është larguar nga BE-ja dy javë më parë, mirëpo ende kryen tregti sikurse vendet tjera të bllokut evropian, derisa të përfundojë periudha tranzitore më 31 dhjetor.
Bisedimet për lidhjet në të ardhmen pritet të nisin muajin e ardhshëm, sapo të 27 vendet anëtare të pajtohen për mandatin negociues të bllokut.
Ministri francez, Le Drian është aleati më i ngushtë i presidentit francez, Emmanuel Macron që paralajmëron se negociatat Britani-BE do të jenë të vështira, përcjell Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse
Jeta në Zvicër
-
ETH Cyrih mbetet në mesin e 10 universiteteve më të mira në botë për të 12-in vit radhazi Universiteti zviceran renditet i teti në botë, ndërsa edhe disa institucione të tjera të arsimit të... -
Zvicra konfirmon shtyrjen e bisedimeve mes SHBA-së dhe Iranit -
Skandal në spitalet e Neuchâtelit: ngacmime psikologjike dhe seksuale në sallat e operacionit -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse -
Një i ri kosovar paguan për sigurimin e makinës deri 8000 franga më shumë se moshatari i tij zviceran












