Lajme
Rasti i Sabrina Lekaj: 20 vjet burgim për vrasjen e vajzës
Babai nga Adelaide që vrau vajzën 20-vjeçare në korrik 2019, duke e therur me thikë tetë herë, do të kalojë të paktën 20 vjet në burg.
Duke e lexuar dënimin në Gjykatën Supreme të shtetit ‘South Australia”, gjyqtarja Trish Kelly tha se reagimi i babait ishte “ironi”, duke pasur parasysh se ai vetë kishte kaluar më shumë se katër vjet në burg për trafikim droge.
“Duket shumë qartë nga provat që kam para meje që mosrespekti i vajzës suaj atë ditë dhe përgjigjja e saj ndaj shqetësimit dhe zemërimit tuaj ju zemëroi dhe ju e humbët gjendjen tuaj shpirtërore deri në atë pikë sa e goditet me thikë tetë herë”, tha ajo.
“Në ato pak momente shkatërrove njëkohësisht jetën tënde, si dhe atë të Sabrinës. Do të duhet të jetosh me këtë tërë jetën tuaj”.
Romina Lekaj, nëna e Sabrina Lekaj, ndërsa ajo la gjykatën. nuk bëri asnjë koment.
Sabrina Lekaj u gjet e vdekur në makinën e saj në afërsi të shtëpisë së familjes në Kidman Park, ndërsa babai i saj u trajtua në spital për disa plagë me thikë gjatë tentimit për të bërë vetëvrasje.
Gjykatësja Kelly e dënoi Petrit Lekaj me burgim të detyrueshëm 20-vjet, pa kusht, përcjell Albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 Një studim i ri i Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë (ETH Zurich) paralajmëron se nga 50%... -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih












