Lajme
63 viktima për 24 orë nga koronavirusi në Iran
Irani ka raportuar sot 63 vdekje të reja nga koronavirusi në 24 orët e fundit, numri më i lartë i një dite që nga njoftimi i vdekjeve të para nga shpërthimi i pandemisë.
Në përpjekjet për të luftuar sëmundjen, zjarrfikësit në kryeqytetin e Teheranit, ku ishte edhe numri më i lartë i rasteve të reja, 256, u vendosën këtë mëngjes për të spërkatur dhe dezinfektuar rrugët e qytetit.
Ministria e Shëndetësisë në Iran tha se vdekjen janë midis rreth 9 mijë rasteve të konfirmuara në Iran, ku virusi është përhapur në të gjitha krahinat e vendit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Kianoush Jahanpour në një konferencë për shtyp tha:
Bazuar në rezultatet e reja të laboratorit, ne kemi identifikuar 958 raste të reja të konfirmuara të infeksionit COVID-19 në vend, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 9.000. Fatkeqësisht në 24 orët e fundit, ne kemi pasur raporte për 63 vdekje dhe gjithsej numri i personave që kanë humbur jetën nga virusi është 354, shkruan indeksonline, përcjell Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Berlin
Rinia shqiptare në Berlin organizon për herë të parë Albanian Film Festival Të rinj shqiptarë në Berlin, me vetëiniciativë dhe punë vullnetare, kanë sjellë për herë të parë... -
Londër
Lea Ypi prezanton librin “Indignity” në LSE Library -
Siparantum Choir nga Kosova dhe ARTyn Choir nga Lituania në koncert të përbashkët në Pejë -
Berlin
“Defi i Syriganës” ekspozita e Petrit Halilajt sjell artin bashkëkohor me elemente folklorike shqiptare në Berlin -
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë
Jeta në Zvicër
-
Kreu i gjigantit zviceran, Migros thotë se imigracioni është çelësi i së ardhmes së industrisë Industritë zvicerane të ushqimit dhe shitjes me pakicë janë veçanërisht të varura nga imigracioni, paralajmëron CEO... -
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15 -
Zvicrës po i mbarojnë kombinimet e targave, Parlamenti kërkon lejimin e targave të personalizuara -
Lucern: Gruaja gjendet në banesën e saj disa muaj pasi kishte vdekur -
Mundësi me rrënjë shqiptare, Naim Fejzaj kthehet në ring pas sulmit në tru












