Lajme
Orlando Bloom po kthehet në Shtetet e Bashkuara për të hyrë në karantinë
Aktori i njohur 43-vjeçar, i cili është i fejuar me super yllin e muzikës, Katy Perry, përmes një postimi në Instagram ka bërë të ditur se po largohet nga Praga, kjo pasi xhirimet e serisë së tij të fundit “Carnival Row” janë ndërprerë përkohësisht.
Orlando citohet të ketë thënë: “Ne ju përshëndesim, sepse po kthehemi në shtëpi për të hyrë në karantinë. Kemi vendosur të kthehemi në Amerikë para se të bllokohen kufijtë. Ju dërgoj shumë dashuri të gjithëve dhe ju inkurajoj të kujdeseni mirë për veten. Kjo puna e përhapjes së koronavirusit po tingëllon si një çmenduri, por të gjithë ne duhet ta bëjmë më të mirën për veten dhe familjet tona. Pas disa javësh, do ta mundim edhe këtë sëmundje. Ruajeni shëndetin tuaj”.
Ylli i njohur Hollywoodian, Bloom, tash e sa vjet është në lidhje romantike me pop këngëtaren Katy Perry, dhe aktualisht, çifti është në pritje të fëmijës së parë së bashku, përcjell Albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












