Lajme
Në 24 orë arrestohen 41 persona për mosrespektim të masave për koronavirus
Policia e Kosovës bën të ditur se në 24 orët e fundit në nivel vendi janë arrestuar 41 persona për “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.
Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se vendi më i padisiplinuar ndaj masave të Qeverisë është Podujeva, në të cilën janë arrestuar nëntë persona.
Kurse pas saj janë Gjakova, me 6 të arrestuar, që pasohet nga Klina e Vushtrria me nga 4.
Të arrestuarit janë nga këto qytete: Prishtinë – 3, Obiliq – 1, Podujevë – 9, Ferizaj – 1, Prizren – 1, Pejë – 3, Klinë – 4, Deçan – 1, Gjakovë – 6, Rahovec – 3, Vushtrri – 4, Mitrovicë Jugu – 1, Leposaviq – 2, Mitrovicë Veri – 1, Hani i Elezit – 1.
Qeveria e Kosovës ditë më parë ka ndryshuar orarin e kufizimit të qarkullimit të njerëzve dhe makinave. Me orarin e ri është e ndaluar qarkimi nga ora 17:00-06:00.
Kjo është njëra ndër masat e Qeverisë për luftimin e koronavirusit. Derisa në vazhdimësi bëhet thirrje që të qëndrohet sa më tepër në shtëpi dhe të shmangen daljet e panevojshme, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? Bashkimi Evropian ka vendosur që paketat me vlerë nën 150 euro, të importuara nga jashtë BE-së,... -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar












