Shqipëria
Koronavirusi mund të ketë qarkulluar në Shqipëri që në janar
Ai nxjerr fotografinë e mushkërive
Mjeku nga Shqipëria, Gëzim Xhepa, ka publikuar për herë të parë imazhe të mushkërive të pacientëve, të cilët janë trajtuar në Spitalin Infektiv që në muajin janar të këtij viti.
Referuar dëmtimeve të mushkërive që paraqesin fotot, Xhepa shprehet se që në muajin janar, koronavirusi ka qenë prezent në Shqipëri.
Sipas Xhepës, imazhet janë grafitë e realizuara nga mjeku imazherist Dr. Renato Osmenaj, i cili nxori gjithashtu i pari dëmet që Covid-19, shkaktonte në mushkëri.
“Ndonëse prej 6 javësh kam hedhur hipotezën dhe argumentet e tërthorta logjike për praninë e coronavirusit në Shqipëri që në muajin shkurt dhe kalimin e pikut të epidemisë para vendosjes së karantinës, gjithnjë më është kërkuar nga skeptikë argumenti faktik, për të cilin kam tri javë që i kërkoj departamentit të imazherisë të fillojë hulumtimin e imazheve pulmonare të epidemisë janar – shkurt 2020…!
Sot, falë mikut dhe kolegut tim të nderuar Dr. Renato Osmenaj…, imazheristit që ishte i pari, që që javën e parë pas zbulimit të të ashtuquajturit rast 0, identifikoi fizionominë dhe identitetin imazhërik pulmonar të COVID-19… dhe potencën e ekzaminimit CT ndër ekzaminimet e skemës bazë për diagnostikim dhe përcaktim prognose…, m’u ofruan imazhe të pakundërshtueshme të prezencës së COVID-19 në datat 15 – 20 janar, në disa raste në Infektiv…!!!
Dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe, kur duam s’duam ne, për komunikimet e ngushta dhe lëvizjet e shumta njerëzore me Italinë e Veriut, Shqipëria mund të konsiderohet lagje e Milanos…!!! Tani i takon Komitetit të Teknik të marrë seriozisht këto fakte, për përcaktimin e një strategjie të qartë dhe të shpejtë zhbllokuese, për kalimin nga izolimi në distancim, duke kthyer në normalitet brenda një edukate distancimi jetën sociale, ekonomike dhe shëndetësore në vend…!!!
Faleminderit Dr. Renato…, jo vetëm për menaxhimin pa panik, por me vigjilencë të situatës së karantinës, nëpërmjet centralizimit dhe koordinimit nacional imazhërik për suspektim sa më të hershëm të sëmundjes dhe prevenimin e kaosit, që mund të kish shkaktuar strategjia e gabuar e numrit 127…, por edhe për ndihmën që po jep për Komitetin Teknik për konfuzionin në pritjen e pikut epidemiologjik…!!!” – thotë mjeku.
Zyrtarisht koronavirusi u fut në Shqipëri më 9 mars, kur u shënua edhe rasti i parë, por teoritë e ndryshme nuk kanë munguar. Ashtu si Xhepa, edhe mjekë të tjerë kanë deklaruar se virusi mund të ketë hyrë në Shqipëri më herët, por thjesht nuk është identifikuar.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Berlin
Rinia shqiptare në Berlin organizon për herë të parë Albanian Film Festival Të rinj shqiptarë në Berlin, me vetëiniciativë dhe punë vullnetare, kanë sjellë për herë të parë... -
Londër
Lea Ypi prezanton librin “Indignity” në LSE Library -
Siparantum Choir nga Kosova dhe ARTyn Choir nga Lituania në koncert të përbashkët në Pejë -
Berlin
“Defi i Syriganës” ekspozita e Petrit Halilajt sjell artin bashkëkohor me elemente folklorike shqiptare në Berlin -
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë
Jeta në Zvicër
-
Prilli 2026 në Zvicër ndër më të nxehtit në histori Muaji prill i vitit 2026 është renditur ndër më të nxehtit e regjistruar ndonjëherë në Zvicër,... -
Rreziku për mungesë karburanti në Zvicër “shumë i lartë” – paralajmërim për verën -
Banorët në Zvicrën frankofone po humbin shtëpitë -
IKEA kritikohet për çmimet: konsumatorët paguanin më shumë se sa prisnin -
Zvicra nuk është e detyruar të ndajë rezervat e saj të karburantit me fqinjët e saj evropianë














