Lajme
“Dhëndri i shqiptarëve” zgjidhet President i Parlamentit të Republikës së Gjenevës
"Dhëndri ynë" François Lefort zgjidhet President i Republikës të Gjenevës
Është bërë e ditur se më 11 maj 2020 President i Parlamentit të Republikës së Kantonit të Gjenevës në Zvicër u zgjodh Francois Lefort, kandidat i Partisë Ekologjike, përcjell albinfo.ch.

Sipas informacioneve, thuhet se presidenti i ri së fundmi u votua nga deputetët e të gjitha partive, që përfaqësohen në Parlamentin e Gjenevës. Duhet theksuar se Francois Lefort është personalitet i shquar, profesor dhe shkencëtar dhe po ashtu i angazhuar si militant ekologjik që në moshë të hershme e politikisht deputet që nga viti 2009, raporton tvkoha.tv.

Francois Lefort, tashmë president i Kantonit të Gjenevës, është bashkëshorti i artistës dhe pianistës shqiptare Ermira Zyrakja-Lefort, e cila ka vlera e kontribute në artin klasik, por dhe për artin e kulturën shqiptare kudo në diasporë, përcjell tutje albinfo.ch.

Nga ana tjetër, vlen të cekët se Francois Lefort me njohje historike-kulturore dhe aktuale për shqiptarët, ka qenë dhe mbetet miku i shqiptarëve vite me radhë. Me integritet demokratik e vërtetësi është prononcuar me diskutime të drejta për kauza të rëndësishme për komunitetin shqiptar.
“Dhëndri ynë”, siç e konsiderojnë me shumë respekt e vlerësim, presidenti i posazgjedhur në tribunën e lartë parlamentare të Republikës së Kantonit të Gjenevës, përpos misionit të tij të rëndësishëm, ka gjithë afeksionin e shqiptarëve të komunitetit, sepse është “Presidenti” që me modesti, miqësisht e me respekt për ne flet edhe gjuhën shqipe.
Krahas të gjitha këtyre të lartpërmendurave, duhet të ceket se disa vjet radhazi President i Parlamentit të Kantonit të Gjenevës ishte Eric Leyvraz, një mik tjetër i shqiptarëve, i cili disa herë ka vizituar trojet shqiptare. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vjenë
Autopsia e viktimave kosovare në Vjenë nis pas aksidentit tragjik në kantier Hetimet vazhdojnë në Vjenë, autopsia e trupave të tre kosovarëve... -
Në mesin e viktimave në Vjenë është edhe një ish-veteran i UÇK-së -
Tragjedia në Austri, Ministria e Diasporës: Po koordinohemi me familjarët për kthimin e trupave -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë, Komuniteti Shqiptar Musliman në Austri shpreh dhimbje dhe solidaritet -
Kurti: Të tronditur nga tragjedia në Austri, tre viktima janë shtetas të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Formula e rrezikshme për foshnjat shitet ende në Zvicër, pavarësisht premtimeve të autoriteteve Kutitë me qumësht pluhur për foshnja, të cilat mund të jenë të rrezikshme, janë gjetur akoma... -
Rritje e konfiskimeve të narkotikëve dhe cigareve kontrabandë në Zvicër -
Çmimet në Migros dhe Coop nën lupë: A po mashtrohen konsumatorët nga etiketimet -
Aksident tragjik në Zvicër: rrëzohet teleferiku në Titlis, humb jetën një grua -
Debat i ashpër për pagën minimale në Zvicër, votim i rëndësishëm në Vaud














