Lajme
BW, Gjermani: Më së shumti të infektuar, nga Serbia dhe nga Kosova
Me 59 raste, të infektuarit në Serbi përbëjnë numrin më të madh në këtë listë. Nga Kosova janë 28 raste
1259 raste Covid-19 janë raportuar në Ministrinë Sociale të Republikës (landit) Baden Wüttemberg që nga mesi i qershorit – të paktën 184 prej tyre besohet të jenë infektuar jashtë vendit, shkruan agjencia gjermane e lajmeve, dpa.
Me 59 raste, të infektuarit e mundshëm në Serbi përbëjnë numrin më të madh në këtë listë, ka deklaruar të enjten një zëdhënës i ministrisë në fjalë, në Stuttgart.
28 raste të tjera infektimi mund të lidhen me Kosovën, 16 me Bosnjën dhe Hercegovinën dhe 13 me Kroacinë, transmeton albinfo.ch.
Sipas informacionit në fjalë, janë gjithsej rreth 30 vende (shtete) të mundshme si burime të infeksionit. Ministria Federale e Punëve të Jashtme, siç dihet, që nga 15 qershori, pati hequr ndalesat e udhëtimit për shumicën e vendeve anëtare të BE-së, zonën Shengen dhe Britaninë e Madhe.
Ministri federal i shëndetësisë ka rënë dakord të mërkurën me ministrat e republikave, që udhëtarët nga të ashtuquajturat zona me rrezik të lartë jashtë vendit, në të ardhmen duhet të testohen për virusin e koronës menjëherë pas kthimit të tyre në Gjermani.
Për këtë qëllim, qendrat e testimit do të ngrihen në aeroporte, përcjell albinfo.ch. Të Premten, ministrat do të diskutojnë detajet e mëtejshme dhe do të vendosin për një paketë të përgjithshme.
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse -
Një i ri kosovar paguan për sigurimin e makinës deri 8000 franga më shumë se moshatari i tij zviceran
Jeta në Zvicër
-
Skandal në spitalet e Neuchâtelit: ngacmime psikologjike dhe seksuale në sallat e operacionit Një raport i klasifikuar, i siguruar nga RTS, zbulon se ngacmimi psikologjik dhe ai seksual janë... -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse -
Një i ri kosovar paguan për sigurimin e makinës deri 8000 franga më shumë se moshatari i tij zviceran -
Parlamenti zviceran rihap derën për energjinë bërthamore -
Zvicër: Votohet garantimi i orareve të aeroporteve përballë interesave të tjera













