Lajme
Hilmi Gashi zgjidhet asamblist në Muri-Gümligen për Partinë e Gjelbër
Hilmi Gashi është angazhuar prej shumë vitesh në Partinë e Gjelbër dhe në sindikatën Unia. Në Unia është përgjegjës për migracion, në nivel federal
Në zgjedhjet që janë mbajtur sot për Asamblenë e Komunës Muri-Gümligen, Partia e Gjelbër (GPS) ka fituar një numër të konsiderueshëm votash. Ato janë “përkthyer” në 5 asamblistë, në mesin e të cilëve është edhe veprimtari dhe sindikalisti i njohur shqiptar, Hilmi Gashi.
Këtë arritje e bën të ditur Gashi përmes një postimi të tij në facebook.
“Partia e gjelbër e Muri-Gümligen, në Kantonin e Bernës ka fituar pesë mandate në parlament të komunës. Në mesin e të zgjedhurve jam edhe unë. I falënderoj të gjithë votuesit për besimin e dhënë! Me kokë dhe zemër për drejtësi sociale!”, shkruan Gashi, transmeton albinfo.ch.
Hilmi Gashi është një veprimtar i dëshmuar në komunitetin shqiptar të Zvicrës. Ai është angazhuar prej shumë vitesh në Partinë e Gjelbër dhe në sindikatën Unia, shkruan albinfo.ch. Në këtë të fundit, që është sindikata më e madhe e Zvicrës, Hilmi Gashi mban pozitën e lartë të përgjegjësit për migracion, në nivelin federal.
Partia e Gjelbër, si rezultat i rritjes së vetëdijesimit ekologjik në Zvicër, ka disa vite që është në ofansivë dhe po rritet me të madhe, si në nivel federal, ashtu dhe në atë kantonal dhe komunal.
Suksesi i saj i arritur në komunën Muri-Gümligen është edhe një tregues për këtë rritje.
E-Diaspora
-
Maqedoni: Mjekët e diasporës do të përfshihen në trajtimin e pacientëve përmes telemjekësisë Mjekë specialistë nga vendi që jetojnë dhe punojnë në Evropë pritet të përfshihen në trajtimin e... -
Lozanë: Veshjet tradicionale shqiptare, mesazh i fortë për identitetin dhe rininë -
Inovatori i ri shqiptar në Zvicër: Projekti i tij për motor me hidrogjen në garën kombëtare shkencore -
Berlin
Rinia shqiptare në Berlin organizon për herë të parë Albanian Film Festival -
Londër
Lea Ypi prezanton librin “Indignity” në LSE Library
Jeta në Zvicër
-
Diskutime për azilin dhe integrimin: propozime të reja për menaxhimin e refugjatëve në Evropë Profesori i etikës Peter G. Kirchschläger ka kritikuar politikat aktuale të migracionit në Evropë, duke argumentuar... -
Zvicër: Kritika ndaj kompanisë që fiton miliona nga kujdesi familjar i paguar -
Zvicër: Të Gjelbrit propozojnë kufizimin e shpejtësisë në 80 km/h në autostrada -
Qeveria zvicerane vlerëson sistemet alternative të mbrojtjes ajrore -
Lajmet që morën më shumë vëmendje këtë javë













