Kuriozitete
Elon Musk, në garë për miliarda
Përçarja mes dy prej njerëzve më të pasur mbi Tokë vazhdon të thellohet, pasi themeluesi i ”SpaceX” dhe ”Tesla”, Elon Musk, tha sërish në Twitter se hendeku i tij me Jeff Bezos, pronari i ”Amazon”, po vazhdon të rritet.
Pasuria e Musk u rrit me shpejtësi gjatë ditëve të fundit, pasi një shitje dytësore nga investitorët vlerësoi ”SpaceX” në më shumë se 100 miliardë dollarë, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Kjo e rriti më tej pasurinë totale të Elon Musk me 10,6 miliardë dollarë, në 222 miliardë dollarë.
Bezos është në vendin e dytë me 191,6 miliardë dollarë.
Të dielën e kaluar, Bezos postoi në Twitter një fotografi të faqes së parë të gazetës ”Barron” nga viti 1999 që e quajti ”Amazon” si “Amazon. “Bombë”, duke nënkuptuar se modeli i biznesit do të jetë një dështim i plotë.
Bezos dërgoi ”cicërimën” së bashku me një mesazh frymëzues.
Sidoqoftë, Musk iu përgjigj ”cicërimës” me një ”emoji” të medaljes së argjendtë që i kujtonte Bezos vendin e tij të dytë në listën aktuale të më të pasurve.
Musk ka rritur pasurinë e tij me më shumë se 52 miliardë dollarë në vitin 2021.
”Tesla”, kompania e tij e regjistruar publikisht është rritur 13 për qind.
Sherri mes të dyve nuk ka të bëjë vetëm me vlerën neto.
Të dy, Musk dhe Bezos, kanë planet e tyre të turizmit hapësinor dhe të dy kanë filluar ta bëjnë turizmin hapësinor një realitet, duke nisur anije të shumta hapësinore në tremujorin e fundit të vitit.
E-Diaspora
-
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri Kjo revistë përfaqëson një ndër botimet e para të këtij niveli, e cila sjell një format... -
Gjermani
Blendi Krasniqi zgjidhet në parlamentin e qytetit të Nidda-s -
Francë
Ambasadat e Francës dhe Kosovës urojnë aktoren Luana Bajrami për suksesin në Oscar -
Ylli shqiptar i CS2, Drin “Makazze” Shaqiri kampion i ESL Pro League -
Gjermani
Kompanitë e verës nga Kosova prezantohen në panairin ndërkombëtar “ProWein” në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Të rinjtë zviceranë po përdorin inteligjencën artificiale për mbështetje psikologjike Studimi tregon se 88% e të rinjve në Zvicër ndihen mirë nga ana psikologjike, por një... -
Zvicra dënon përdorimin e forcës në Lindjen e Mesme -
Referendumi për imigracionin në Zvicër: A do të mund të votojnë të huajt? -
Tragjedia në Kerzers: Në autobus ishin 9 persona, 3 të plagosur -
Rreth 1,000 zviceranë ende të bllokuar në Lindjen e Mesme












