Kosova
Mërgimtarët nga Zvicra përbëjnë numrin më të madh të ardhjeve në Kosovë me aeroplanë
Rekord, kalohet shifra 1.3 milionë pasagjerë përmes aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari” gjatë vitit 2022
Që nga fillimi i vitit 2020 e gjitha bota është përballur me virusin e panjohur më parë, i quajtur Covid. Nga ky virus u kufizua pothuajse çdo gjë. Në fakt, kjo i goditi edhe mërgimtarët tanë, pasiqë masat ishin të rrepta, testet ishin të shumta, marrja e vaksinave ishte e obliguar dhe kishte shumë fluturime të anuluara, etj. Me pak fjalë, gjithçka mori rrjedhë tjetër në shumë dimensione të jetës.
Tani që jemi në vitin 2022, bota është e rikthyer sërish në normalitet. Nuk ka më masa, teste apo kufizime të udhëtimeve.
Kjo ka ndikuar pikërisht edhe në ardhjen e mërgimtarëve në Kosovë.
Malli i vendlindjes, familjes dhe rrethit shoqëror ka ndikuar që të thyhet për herë të parë rokordi i ardhjave të mërgimtarëve përmes aeroportit të Prishtinës.
Nga janari deri në qershor të vitit 2022 kanë udhëtuar 1.326.132 udhëtarë përmes aeroportit “Adem Jashari” dhe në total gjatë këtyre gjashtë muajve ka pasaur 9828 fluturime nga Prishtina, bën të ditur Zyra për Informim nga aeroporti i Prishtinës, për albinfo.ch.
Referuar statistikave, në vitin 2022 kemi një rritje prej 83.86% më shumë të ardhjeve të bashkatdhetarëve, krahasuar me vitin 2021 në gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Ndërsa sa u përket fluturimeve, viti 2022 ka një rritje prej 62.5% më shumë se sa në vitin 2021, shkruan albinfo.ch.
Në tre vjetët e fundit mërgimtarët nga Zvicra përbëjnë numrin më të madhë të ardhjeve në Kosovë, për dallim nga shtetet e tjera nga bota, me theks të veçantë nga Evropa.
Si në vitin 2019, ashtu edhe në vitet 2020, 2021 dhe në pesmujorin e vitit 2022, mërgimtarët nga Zvicra janë në krye të listës për nga numri më i madh i ardhjeve në Kosovë, përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Lidhur me numrin ardhjeve totale të udhëtarëve dhe përqindjeve sipas shteteve, Albinfo.ch ka bërë një analizë, sipas së cilës, gjatë vitit 2019 nga Zvicra në Kosovë kanë ardhur 595,456 mërgimtarë. Në vitin 2020 rrjedhimisht kanë ardhur më pak për shkak të valës së parë pandemike dhe kufizimeve, me total 239, 308. Ndërsa viti 2021, pati rekord ardhje nga shteti i Zvicrës me 818,190 pasagjerë. Ndërkohë që viti 2022 pritet rekord në mbi 1 milion pasagjerë vetëm nga shteti i Zvicrës.
“Numri më i madh i udhëtarëve që fluturojnë nga aeroporti e Prishtinës mbetet Zvicra, me qytetet e saj si Bazeli, Cyrihu dhe Gjeneva”, sipas zyrës për Informim nga aeroporti i Prishtinës.
Kosova aktualisht është një nga tregjet më të mira të udhëtimit ajror në Evropë dhe një nga tre tregjet që ka tejkaluar performancën e saj të pasagjerëve para pandemisë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Fehim Abazi, kryetar i ri i Komunitetit Musliman Shqiptar të Zvicrës Zgjedhja u bë gjatë Kuvendit të rregullt të mbajtur të dielën në xhaminë e Friburgut, ku... -
Maqedoni: Mjekët e diasporës do të përfshihen në trajtimin e pacientëve përmes telemjekësisë -
Lozanë: Veshjet tradicionale shqiptare, mesazh i fortë për identitetin dhe rininë -
Inovatori i ri shqiptar në Zvicër: Projekti i tij për motor me hidrogjen në garën kombëtare shkencore -
Berlin
Rinia shqiptare në Berlin organizon për herë të parë Albanian Film Festival
Jeta në Zvicër
-
Vjedhjet e identitetit online rriten ndjeshëm në Zvicër Brenda dy vitesh, numri i rasteve ka shkuar nga 478 në 8,102, të cilat kanë pasoja... -
Mungesa e vendeve në shtëpi vë në rrezik dhjetëra të mitur në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Ushtria zvicerane merr pjesë në stërvitjen e NATO-s në Greqi -
Organizata Birdlife Switzerland fton njerëzit të numërojnë zogjtë në kopshte -
Amazon, Zalando dhe Temu së shpejti do të detyrohen të kenë një kontakt në Zvicër















