Lajme
Papunësia mbetet në 2 për qind në Zvicër
Në Zvicër, papunësia mbetet në një nivel shumë të ulët, raportoi faqja e lajmeve Watson.
Me 2 për qind, shkalla e papunësisë është po aq e ulët sa mbi njëzet vjet më parë, përcjell albinfo.ch.
Në Qendrat Rajonale të Punësimit (RAV) në fund të muajit korrik janë regjistruar si të papunë 91.474 persona. Kjo është 1,037 më pak se në qershor dhe 36,805 më pak se një vit më parë, siç njoftoi të hënën Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike (Seco).
Muajin e kaluar, më pak njerëz në Zvicër po kërkonin punë. Sipas Seco, numri i punëkërkuesve ka vazhduar të bjerë me 5,629 krahasuar me qershorin, në 163,315. Një vit më parë, pothuajse 220,000 punëkërkues u regjistruan në RAV.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve











