Lajme
Në 12 vjetët e fundit, Zvicra e para në botë për inovacion
Në 12 vjetët e fundit Zvicra kryeson në indeksin e inovacionit, falë ligjeve mbi pronësinë intelektuale dhe fuqisë së ekonomisë lokale
Çdo vit, Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (WIPO) bën një vlerësim të vendeve në bazë të nivelit të inovacionit të ekonomive të tyre me Global Innovation Index.
Indeksi i vlerëson vendet në bazë të treguesve të një ekonomie të fortë të inovacionit. Këto përfshijnë shpenzime në kërkime dhe studime, fuqinë e tregut në përgjithësi, sistemet dhe prodhimin e patentave, si dhe kapitalin e punës globale.
Edhe pse disa vende renditen vazhdimisht të parët, të tjerë hyjnë dhe dalin nga dhjetë vendet e para. Grafiku i Gilbert Fontana ilustron në detaje dhjetë vendet më inovative në Indeksin Global të Inovacionit Global WIPO në Kombet e Bashkuara, në periudhën 2011–2022, shkruan Monitor, transmeton albinfo.ch.
Dhjetë vendet më inovative (2011-2022)
Në 12 vjetët e fundit, Zvicra kryeson në indeksin e inovacionit, falë ligjeve mbi pronësinë intelektuale dhe fuqisë së ekonomisë lokale. Pjesa tjetër e vendeve në top 10 është në zhvillim të vazhdueshëm.
Përveç Zvicrës, edhe shtatë vende kanë qenë ndër dhjetë të parët çdo vit, duke përfshirë Suedinë, Singaporin dhe Shtetet e Bashkuara.
Disa kanë dalë nga renditja e dhjetë të parëve, si Kanadaja në vitin 2012 dhe Irlanda në vitin 2018. Kjo u kanë dhënë mundësinë vendeve në zhvillim si Koreja e Jugut dhe Gjermania të hynë në renditjen e dhjetë vendeve të para.
Në total 14 vende janë klasifikuar në top 10 të vendeve më inovative në botë, në harkun e mbuluar nga kërkimi.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard











