Lajme
Kina ngrit alarm, rikthehet Covid-19

Kur të gjithë kishin krijuar përshtypjen se pandemia e Covid-19 ishte hedhur pas krahëve, gjendja në Kinë tregon të kundërtën.
Shteti komunist ka ngritur alarmin për një valë të re të përhpajes së virusit që pritet të arrijë shifrën rekord të rreth 65 milionë të infektuarve në javë, në fund të qershorit.
Sipas parashikimeve të Zhong Nanshan, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në rrugët respiratorë të gjigantit aziatik, i cili foli në Forumin e Shkencës në Guangzhou, vala e re e pandemisë do të nxitet nga variantet XBB të Sars-CoV-2, të cilat janë bërë dominuese në vend.
Mutantët kundër të cilëve Kina ka miratuar dy vaksina të reja afër komercializimit dhe po përgatitet të autorizojë 3 ose 4 të tjera, tregojnë transmetueshmëri superiore dhe imunitet ndaj kurës së Omicron, por pa ndryshime të rëndësishme, përsa i përket patogjenitetit.
Prandaj, vala aktuale nuk pritet që të prodhojë efekte dërrmuese në spitalet kineze, të paktën jo ashtu siç ndodhi dimrin e kaluar pas braktisjes së politikës “Zero Covid”, transmeton cnn pëcjell albinfo.ch..
Megjithatë, Wang Guangfa, një ekspert për sëmundjet respiratore në Spitalin e Parë Universitar të Pekinit, theksoi për Global Times rëndësinë e miratimit të masave të duhura parandaluese për njerëzit e dobët.
Ndërkohë, Fabrizio Pregliasco, një virolog në Universitetin Shtetëror të Milanos, shprehet se Europa nuk duhet të shqetësohet edhe aq shumë për variantin e ri të COVID që ka alarmuar Kinën.
“Do të ketë një rritje të parëndësishme, ndoshta pa ndikim të konsiderueshëm për sa i përket rasteve të rënda”, shpjegon eksperti për Adnkronos Salute.
“Virusi do të mbetet me ne, me tendenca të valëzuara dhe josinkrone në mbarë botën, i udhëhequr në zona të ndryshme të botës nga nivelet e imunitetit hibrid të fituar nga popullata. Aktualisht, jemi në një fazë zvogëlimi, sepse kemi pësuar një valë ngjitjeje pak kohë më parë”, theksoi Pregliasco.
E-Diaspora
-
MPJD dënon arrestimin arbitrar të shtetasit kosovar në Serbi MPJD: Praktikë e papranueshme dhe shkelje e të drejtave të njeriut...
-
Kurti mirëpret diasporën: Kosova është me fat që ju ka
-
U godit nga rryma elektrike në Itali, humb jetën punëtori 21 vjeçar nga Kosova
-
Fiona Kabashi diplomon në Universitetin Mjekësor të Vjenës
-
E përditshmja suedeze: Dua Lipa i bën jehonë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Emision në SRF mbi rrugën e Kosovës drejt Pavarësisë dhe rolin e Zvicrës Flasin: Marie-Janine Calic: historiane nga Mynihu, Hamit Zeqiri: Dëshmitar, tani jeton në Zvicër dhe Micheline Calmy-Rey:...
-
Zvicër: Inflacioni ishte shumë i ulët në korrik, por u rrit në 0.2%
-
Shifrat: Rritet tregu i veturave në Zvicër
-
Perspektivat e punësimit vazhdojnë të përkeqësohen në Zvicër
-
Emmi do të rrisë përsëri çmimin e djathit Gruyère në SHBA