Shqipëria
Dikur hyri ilegalisht në Britani e tha se iku nga lufta në Kosovë, sot ambasador i Shqipërisë në Britani
Media e njohur britanike “Daily Mail” ka shkruar një profil të ambasadorit të ri të Shqipërisë në Britani, Uran Ferizi.
Rrëfimi nis me kohën kur ai arriti ilegalisht në Angli në vitin 1998, duke pretenduar se ishte kosovar që ka ikur nga lufta, teksa ka dhënë edhe një datë të rreme të lindjes.
Burime të shumta kanë konfirmuar se Ferizi ka mbërritur në Britaninë e Madhe si një migrant ilegal – pa asnjë dokument identifikimi kur ai erdhi në Dover, duke pretenduar rrejshëm se ishte duke ikur nga lufta në Kosovë. Ai u lejua të qëndronte derisa çështja e tij vlerësohej.
Të dhënat publike tregojnë se ai u martua me një grua britanike të quajtur Sarah Lennon në Hammersmith, West London, në maj të vitit 2000.
Në bazë të kësaj martese, atij iu dha leje e pacaktuar për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar tre vjet më vonë.
Pavarësisht se nuk ka punuar kurrë në shërbimin diplomatik, ai u propozua për postin prestigjioz të ambasadorit nga qeveria shqiptare në qershor. Burimet thonë se ai ka një marrëdhënie të ngushtë me udhëheqjen socialiste të vendit.
Sipas CV-së së tij në internet, Ferizi është një matematikan dhe i njeh shkencat kompjuterike, si dhe ka studiuar në Universitetin e Oxfordit dhe Kolegjin Universitar në Londër.
Kundër emërimit të tij ambasador ka dalë ish-ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Edith Harxhi.
“Nuk është e drejtë diplomatikisht, moralisht apo etikisht që dikush që ka hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar të emërohet ambasador. Kriza e migracionit duhet marrë seriozisht”, ka thënë ajo.
Ndërsa në cilësi të ambasadorit të ri të Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Uran Ferizi tani do të punojë me Qeverinë për të ndihmuar në ndalimin e krizës së anijeve që sjellin emigrantë të paligjshëm.
E-Diaspora
-
Berlin
Java e Kulturës së Kosovës në Berlin vijon me një film që sjell plagët e luftës Berlini mirëpret filmin e Dea Gjinovcit në kuadër të Javës së Kulturës së Kosovës... -
Refuzimi i “Nismës së Kaosit” dëshmoi se qytetarët zgjodhën faktet mbi politikën e frikës -
Salzburg
Shkoi për pushime në Kosovë pa miratim, mërgimtari humb vendin e punës në Austri -
Në Bernë mbahet mbrëmje letrare kushtuar 95-vjetorit të lindjes së Dritëro Agollit -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Zvicra renditet ndër vendet më të dobëta në Evropë për luftën kundër duhanit Raporti evropian: Zvicra dështon në luftën kundër duhanit... -
Refuzimi i “Nismës së Kaosit” dëshmoi se qytetarët zgjodhën faktet mbi politikën e frikës -
Parlamenti zviceran mbështet verifikimin e të dhënave kriminale për lejet e qëndrimit për të huajt -
Zvicër: Gjykatën Administrative Federale kritikohet për procedurat e azilit -
Zvicër: Rriten rastet e dumping-ut të pagave në 2025, ndërsa puna e padeklaruar shënon rënie të lehtë












