Bota
Në Gjermani vazhdon kërkesa e lartë për fuqi punëtore
Më 2023 mesatarisht janë hapur 761.000 vende pune, apo 84.000 më pak se në vitin paraprak, tha agjencia gjermane
Numri i të papunëve në Gjermani u rrit paksa në dhjetor, edhe pse në nivel më të ulët sesa prisnin analistët.
Ndërkaq niveli i papunësisë më 2023 ishte më i ulëti që nga ribashkimi gjerman, sipas të dhënave të publikuara më 3 janar.
Agjencia Federale e Punësimit tha se numri i personave të papunë në dhjetor u rrit me 5.000, duke çuar numrin e të papunëve në 2.7 milionë. Sipas analizave të Reuters, pritej që papunësia të rritej për 20.000.
“Tregu i punës është ende mirë sa i përket ngarkesës dhe paqartësive”, tha udhëheqësja e agjencisë, Andrea Nahles.
Shprehur në përqindje, në dhjetorin e vitit të kaluar papunësia në Gjermani u rrit për 5.9 për qind, shkruan TCH, transmeton albinfo.ch.
“Nëse e shikojmë vitin 2023, ne mund të shohim se ekonomia e dobësuar nuk e ka lënë të padëmtuar tregun e punës”, tha Nahles, duke theksuar se viti i kaluar ishte një ndër vitet me papunësinë më të ulët që nga ribashkimi gjerman.
Numri i të papunëve u rrit për 191.000 më 2023, krahasuar me një vit më parë.
Kërkesa për fuqi punëtore ra në pjesën e dytë të vitit 2022 dhe ky trend vazhdoi edhe më 2023. Megjithatë, kërkesa për fuqi punëtore vazhdon të jetë e lartë nëse bëhen krahasime në terma afatgjatë.
Më 2023, mesatarisht janë hapur 761.000 vende pune, apo 84.000 më pak se në vitin paraprak, tha agjencia gjermane.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë










