Integrimi
94% të kosovarëve me dy shtetësi, pasaportën zvicerane e kanë marrë me natyralizim
Në 94 për qind të rasteve, ose më së shumti nga të gjitha komunitetet, shtetasit e Kosovës kanë marrë pasaportën zvicerane me natyralizim
Zyra Federale e Statistikave ka publikuar këtë javë anketën vjetore strukturore. Ky është sondazhi më i madh i popullsisë dhe strukturës së familjeve, që bëhet në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Shtetësia e dyfishtë ishte ndër çështjet kryesore që ka marrë në trajtim kjo anketë.
Dhe, ajo që është zbuluar është se rreth 20 për qind e popullsisë rezidente zvicerane (1.095 milionë njerëz) kishte shtetësi të dyfishtë në vitin 2022. Nga këta, rreth 65 për qind kanë marrë pasaportën zvicerane përmes natyralizimit dhe 35 për qind kanë marrë nënshtetësinë zvicerane në lindje.
Anketa tregon se dhjetë grupet më të përfaqësuara më së shpeshti kanë marrë nënshtetësinë zvicerane përmes natyralizimit, shkruan watson.ch. Dhe, ajo që ne mund të na interesojë më së shumti është se përmes kësaj rruge janë natyralizuar më së shumti ballkanasit.
Ndërsa fare në krye të listës në këtë pikë janë njerëzit nga Kosova. Ata, në 94 për qind të rasteve kanë marrë pasaportën zvicerane me natyralizim dhe vetëm në 6%, me lindje, transmeton albinfo.ch. Pas kosovarëve vinë shtetasit e Serbisë me 90 për qind dhe ata nga Maqedonia e Veriut, të cilët po ashtu në 90 për qind të rasteve janë “zviceranizuar” më vonë, pra jo me lindje. Në vazhdim, me 85% vinë në radhë shtetasi e Turqisë dhe ata të Portugalisë.
Qytetarët e dyfishtë zvicerano-francezë janë i vetmi grup që ka marrë nënshtetësinë zvicerane më shpesh në lindje (57 për qind) sesa përmes natyralizimit (43 për qind).
Përqindja e shtetasve të dyfishtë ndryshon në varësi të kantonit. Kështu, në Gjenevë është më e larta me 48 për qind, përcjell albinfo.ch. Kantoni Obwalden ka numrin më të ulët të shtetasve të dyfishtë me vetëm pesë për qind. Në Kantonin e Cyrihut 24.9 % të njerëzve kanë shtetësi të dyfishtë. Ngjashëm është edhe në kantonet e tjera të mëdha.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë Remitencat e dërguara nga diaspora vazhdojnë të mbeten një ndër burimet kryesore të të hyrave për... -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen















