Lajme
Artisti gjerman, ekspozitë në Tiranë
Bëhet fjalë për një ekspozitë retrospektive të veprave të artistit gjerman, Sigmar Polke.
Ky koleksion është pronë e Republikës Federale të Gjermanisë. Pra, është pronë e kombit gjerman, i dhuruar tashmë nga Sigmar Polke.
“Muzikë me origjinë të panjohur”, është ekspozita e pikturës së autorit të famshëm gjerman pas Luftës së Dytë Botërore, Sigmar Polke, e që do të hapë dyert e Galerisë Kombëtare për sezonin e ri artistik, bëjnë të ditur mediat në Tiranë.
Me një cikël origjinal prej dyzet pikturash, të punuara në guash, kjo ekspozitë sjell për herë të parë në Shqipëri veprat e artistit të pop artit gjerman.
Nëpërmjet veprave të tij piktori Sigmar Polke ironizon sisteme të së kaluarës, duke u vendosur punëve të tij emra absurd.
Ekspozita do të jetë e hapur deri më 22 shkurt.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












