Lajme
5 franga për ta shfrytëzuar 24 orë Ferrarin: Dënohet kosovari për loto ilegale
21-vjeçari nga Aargau, përmes Instagramit u premtoi pjesëmarrësve në lotarinë "e tij" shfrytëzimin e një Ferrari për një ditë... Por kjo është e dënueshme në Zvicër
Verën e kaluar, në një llogari në platformën e mediave sociale Instagram një person premtonte që “me pak fat”, cilitdo që jepte 5 franga i mundësohej të ngiste një Ferrari F8 Tributo për 24 orë, transmeton albinfo.ch. Prapa kësaj është një i ri 21-vjeçar që jeton në Aargau, sipas zyrës së prokurorit publik.
Ky person, shtetas i Kosovës, ka shpërndarë edhe fletushka reklamuese për fushatën e tij në Aargau dhe kantonin e Cyrihut, shkruan argowia today. Por, suksesi i gjithë kësaj doli fare modest: gjithsej rreth gjashtë persona morën pjesë në lotari. Ata ia transferuan atij paratë e kërkuara dhe shpresonin të ishin në gjendje të drejtonin Ferrarin për 24 orë. Nga e gjithë kjo, i akuzuari ka “fituar” nga 30 deri në 50 franga.
Kjo “shumë” e parave nuk mjafton as përafërisht për të mbuluar dënimin që tani e pret të akuzuarin, sepse veprimi ishte i kundërligjshëm. Në Zvicër, ligji federal ndalon lojërat e fatit pa leje. Duke qenë se 21-vjeçari e dinte ose duhej ta dinte këtë ndalim, ai tashmë po ndiqet penalisht për këtë.
21-vjeçari kosovar u dënua përfundimisht me 30 gjoba ditore prej 120 frangash. Ky dënim zbatohet vetëm nëse i akuzuari kryen një vepër tjetër në tre vitet e ardhshëm, transmeton albinfo.ch. Por, ai ka gjithashtu një faturë prej 2000 frangash që e pret. 1100 franga nga kjo është gjoba, 900 frangat e mbetura janë tarifat e padisë penale.
I riu qe dënuar me një gjobë me kusht nga Gjykata e Qarkut Baden në vitin 2022 për shkelje të rëndë të rregullave të trafikut. Periudha e provës prej dy vitesh tani i zgjatet me një vit për shkak të veprave të reja.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Osmani: Shqiptarët e Amerikës, ura më e fuqishme e aleancës Kosovë-SHBA Në kuadër të qëndrimit të saj në Teksas të SHBA-së, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka...
-
Besa Kokëdhima ndez skenën e Eurovision-it në Malmo të Suedisë
-
Klesta Krasniqi zgjedhet këshilltare komunale në Lausanne
-
Shuma që shpenzoi mërgimtari për shtatoren e Skënderbeut në Gjakovë
-
Integrimi: Hapi i parë, si ta thyejmë izolimin
Jeta në Zvicër
-
Nemo performoi për Zvicrën në Eurovision 25-vjeçari zviceran Nemo performoi në skenën e Eurovisionit në Malmo të Suedisë, duke përfaqësuar Zvicrën me...
-
A mund të bëhen gratë pjesë e Gardës Zvicerane?
-
Fushata kundër ligjit për energjinë elektrike: Dhurohen 180,000 franga në mënyrë anonime
-
Rezervime të vështira dhe përpikëri të pasigurt, treni i natës nuk përmbush pritshmëritë
-
A do të vizitohet Zvicra nga “Shenjtorët e Akullit” këtë vit?