Lajme
Zvicër: Kriza e banesave po shkaktohet nga pensionistët
Të moshuarit priren të qëndrojnë në shtëpinë ku kanë jetuar me një familje
Një studim nga Banka Raiffeisen sugjeron se kriza aktuale e banesave po shkaktohet nga pensionistët që jetojnë në apartamente shumë të mëdha për ta – dhe ligji i qirasë është fajtor.
Banka thotë se është një “shpërndarje e gabuar groteske”, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Të moshuarit priren të qëndrojnë në shtëpinë ku kanë jetuar me një familje. Por, kur fëmijët largohen, ata kanë më shumë hapësirë seç duhet. Por, duke qenë se qiraja e tyre nuk mund të rritet shumë me të njëjtën kontratë, ata përfundojnë me një ujdi dhe lëvizja në një vend më të vogël ndoshta do t’u kushtonte më shumë.
Ata të moshës 45 vjeç e lart përbëjnë gati gjysmën e popullsisë – por përbëjnë vetëm rreth një të katërtën e lëvizjeve të shtëpive.
Studimi tregoi se nëse të moshuarit do të zhvendoseshin në një apartament më të përshtatshëm për nevojat e tyre – do të lironte hapësirë për 450,000 njerëz të tjerë.
Banka konkludon se problemi vetëm sa do të përkeqësohet me një popullsi në plakje, rritje të emigracionit dhe ndërtim të kufizuar.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












