Kosova
12-vjeçari shqiptar firmos kontratë me Manchester City-in
Është nënshkruar kontratë zyrtare mes 12-vjeçarit nga Saranda dhe Manchester City-it
Bëhet e ditur se talenti 12-vjeçar nga Saranda, Bruno Qendro, do të vazhdojë karrierën në një nga Akademitë më të forta në botë, siç është ajo e Manchester City, transmeton albinfo.ch.
Futbollisti i vogël ka firmosur me “City” dhe do të jetë pjesë e të rinjve.
Ëndrra e madhe e 12-vjeçarit është që një ditë të luajë me ekipin e parë, aty ku janë edhe yjet botërorë, si Haaland, Foden dhe shumë të tjerë, të cilët Qendro ka pasur mundësinë t’i ndjekë nga afër.
“Kontrata zgjat deri në moshën 16-17 vjeç, aty shihet situata dhe veprohet më tej me një kontratë me para. Deri në këtë moshë, ai është pjesë e Akademisë dhe bën shkollën e zakonshme, ndërkohë ndjek stërvitjen me ta. Janë diku te 40 moshatarë të Brunos në Akademi që stërviten”, tha babai i Brunos.
E-Diaspora
-
Salzburg
Shkoi për pushime në Kosovë pa miratim, mërgimtari humb vendin e punës në Austri Pushimet në Kosovë i kushtojnë vendin e punës një praktikanti në Austri... -
Në Bernë mbahet mbrëmje letrare kushtuar 95-vjetorit të lindjes së Dritëro Agollit -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Kompozitori kosovar Ardian Gega prezantohet në Pragë me veprën “On the Edge of Silence” -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Parlamenti zviceran mbështet verifikimin e të dhënave kriminale për lejet e qëndrimit për të huajt Senati i Zvicrës iu bashkua të mërkurën Dhomës së Përfaqësuesve në miratimin e një mocioni që... -
Zvicër: Gjykatën Administrative Federale kritikohet për procedurat e azilit -
Zvicër: Rriten rastet e dumping-ut të pagave në 2025, ndërsa puna e padeklaruar shënon rënie të lehtë -
Parlamenti zviceran miraton rritjen e TVSH-së për financimin e pensionit të 13-të të AVS -
Zbulohet rrjet trafiku ari mes Ticinos dhe Italisë, 230 kg ari të kontrabanduara në Zvicër













