Lajme
Vendet më të sigurta për turistët, ku renditet Cyrihu
Studimi analizoi gjithashtu rreziqet e sigurisë dixhitale, të cilat i përcaktoi si aftësinë për të përdorur lirshëm internetin, pa frikë nga sulmet në internet ose shkeljet e privatësisë
Singapori është qyteti më i sigurt në botë për turistët, sipas një studimi të ri nga Forbes Advisor.
Studimi, i cili analizoi faktorë të tillë si krimi, cilësia e kujdesit shëndetësor dhe rreziqet për fatkeqësitë natyrore, i vlerësoi rezultatet e sigurisë nga 0 në 100 – ku qytetet më të sigurta marrin rezultatet më të ulëta.
Bazuar në vlerësimin e studimit, Singapori shënoi 0 pikë.
Nga 60 qytete të analizuara, qyteti i Azisë Juglindore ka rrezikun më të ulët të fatkeqësive natyrore dhe është i dyti me pikët më të ulëta për rreziqet shëndetësore dhe të infrastrukturës.
Studimi analizoi gjithashtu rreziqet e sigurisë dixhitale, të cilat i përcaktoi si aftësinë për të përdorur lirshëm internetin, pa frikë nga sulmet në internet ose shkeljet e privatësisë, shkruan shqip.al, transmeton albinfo.ch.
Singapori u konsiderua se ishte i dyti me rrezikun më të ulët të sigurisë dixhitale.
Pas Singaporit, studimi renditi Tokion dhe Toronton si qytetet e radhës më të sigurta për udhëtarët.
Tokio u konsiderua se kishte rrezikun më të ulët për sigurinë shëndetësore, një dëshmi për cilësinë e shërbimeve të kujdesit shëndetësor në qytet dhe i pesti me rrezikun më të ulët për sigurinë e infrastrukturës.
Cyrihu i Zvicrës është renditur në vendin e pestë.
Japonia dhe Australia ishin të vetmet vende, që kishin dy qytete të renditura në listën e 10 më të mirëve të studimit, e cila përfshinte:
- Singapor
- Tokio, Japoni
- Toronto, Kanada
- Sidnej Australi
- Cyrih, Zvicër
- Kopenhagën, Danimarkë
- Seul, Kore e Jugut
- Osaka, Japoni
- Melburn, Australi
- Amsterdam, Holandë
Qytetet më të rrezikshme
Vetëm një qytet mori 100 pikë: Karakas, Venezuelë.
Ai kishte “rrezikun më të lartë të sigurisë shëndetësore, duke reflektuar nivelin dhe cilësinë e ulët të shërbimeve dhe infrastrukturës së kujdesit shëndetësor”, raportoi studimi.
Shkalla e krimit në Karakas i dha atij gjithashtu vlerësimin më të ulët të sigurisë së udhëtimit nga Departamenti i Shtetit i SHBA – një këshillë “Niveli 4: Mos udhëto”.
“Mos udhëtoni në Venezuelë për shkak të krimit, trazirave civile, rrëmbimeve dhe zbatimit arbitrar të ligjeve lokale. Rimendoni udhëtimin për shkak të terrorizmit dhe infrastrukturës së dobët shëndetësore”, thuhet në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit.
Karaçi i Pakistanit u konsiderua qyteti i dytë më i rrezikshëm në studim.
Këshilltari i Forbes e kategorizoi Karaçin me rrezikun më të lartë për sigurinë personale, si dhe të katërtin me rrezikun më të lartë të sigurisë së infrastrukturës.
“Terrorizmi dhe dhuna e vazhdueshme nga elementë ekstremistë, kanë çuar në sulme pa dallim ndaj objektivave civilë, si dhe ushtarakë dhe policorë”, theksoi Departamenti i Shtetit i SHBA në një këshillë udhëtimi të botuar në qershor 2023, duke i dhënë vendit vlerësimin “Niveli 3”, që i paralajmëron vizitorët të rimendojnë udhëtimin atje.
Yangon i Mianmarit u rendit në vendin e tretë, nga qytetet më të pasigurta në botë për udhëtarët, i ndjekur nga Lagos i Nigerisë, Manila në Filipine dhe Dhaka në Bangladesh.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














