Sport
Ekipi kuqezi në Lojërat Olimpike “Paris 2024”
Ekipi kuqezi përbëhet nga 8 sportistë, katër nga të cilët janë kualifikuar me normë
Lojërat Olimpike “Paris 2024” janë në prag, teksa tashmë ka nisur numërimi mbrapsht i orëve, me evenimentin më prestigjioz të sportit që do të mbajë nesër ceremoninë e hapjes.
Në “Paris 2024” do të jetë e pranishme edhe Shqipëria, e cila shënon pjesëmarrjen e saj të dhjetë në histori në Lojërat Olimpike, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Ekipi kuqezi përbëhet nga 8 sportistë, katër nga të cilët janë kualifikuar me normë, atletja Luiza Gega dhe mundësit e stilit të lirë Zelimkan Abakarov, Islam Dudeav e Chermen Valiev. Ndërsa me ftesa do të jenë atleti Franko Burraj, notarët Kaltra Meça e Grisi Koxhaku si dhe qitësja Manjola Konini.
“Team Albania” ka mbërritur në Paris, të paktën pjesa më e madhe e skuadrës.
Kombëtarja Olimpike kuqezi është pritur nga sekretari i përgjithshëm i KOKSH-it, Gerti Shima, si dhe nga shefja e misionit, Elona Jegeni, të cilët kishin zbarkuar disa ditë më parë në Paris.
Ndërsa ekipit do t’i bashkohen në ditët në vijim edhe atletët, pasi Luiza Gega dhe Franko Burraj vijojnë stërvitjet dhe do të nisen me datë 29 korrik.
Por në evenimente të tilla si gjithnjë nuk mund të mungonin “çudirat shqiptare”.
Lojërat Olimpike siç dihet janë ëndrra e çdo sportisti dhe trajneri. Një ëndërr që tashmë është bërë realitet për atletin Franko Burraj, i cili do të konkurrojë në garën e 100 metrave, teksa rekordmeni shkodran do të marrë pjesë në Olimpiadën e tij të parë në karrierë.
Por 25-vjeçari do të jetë në “Paris 2024” pa trajnerin e tij Bruno Rrotani, pasi këtij të fundit i është mohuar pjesëmarrja në Olimpiadë për mungesë kuotash.
Lojërat Olimpike “Paris 2024” do të çelen zyrtarisht nesër me ceremoninë e hapjes në kryeqytetin francez.
Një ceremoni madhështore, e cila do të mbahet në mbrëmje (ora 19:30-23:00) dhe si kurrë më parë e hapur, përgjatë Lumit të Senës në Paris.
Në mungesë të Luiza Gegës, që do mbërrijë disa të më vonë në Francë, flamurmbajtësit e Shqipërisë gjatë ceremonisë së hapjes pritet që të jenë mundësi Zelimkhan Abakarov dhe notarja Kaltra Meça.
Kujtojmë se 10 mijë e 714 sportistë nga 206 shtete do të konkurrojnë në Olimpiadë nga 26 korriku deri më 11 gusht. Do të jenë 32 sporte, për një numër total prej 322 eventesh.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













