Lajme
A po i afrohet Zvicra sistemit të ri tatimor për çiftet e martuara?
Këshilli Kombëtar i Zvicrës kaloi orë të tëra këtë javë duke debatuar një ndryshim kyç në ligj që do të ndikojë në mënyrën se si taksohen çiftet e martuara në vend. Por a do të ndodhë?
Për shumë vjet, çiftet e martuara tatohen bashkërisht, kryesisht për shkak se në të kaluarën shumë gra nuk punonin.
Sot, çiftet e martuara ende tatohen së bashku, dhe kjo përfshin çiftet e të njëjtit seks që jetojnë në një partneritet të regjistruar.
Kjo do të thotë se nëse të dy partnerët janë të punësuar, ata shpesh duhet të paguajnë taksa më të larta se çiftet e pamartuara që depozitojnë taksat e tyre veçmas. Të ardhurat e tyre shtohen (dhe tatohen) së bashku, pavarësisht se kush ka bërë çfarë, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.
Kjo është mirë për qeverinë, sepse më shumë para po derdhen në arkat publike, por jo edhe aq mirë për të martuarit, barra e taksave e të cilëve është e lartë.
Në fakt, ‘dënimet tatimore’ për të martuarit janë aq të larta sa që grupi i mendimit Avenir Suisse pyeti në mesin e vitit 2020, “pse të martohen kur të jetosh në mëkat është më e lirë?”
Por shtytja për të ndryshuar këtë sistem ka marrë vrull.
Në shkurt 2024, Këshilli Federal i dërgoi një propozim Parlamentit, duke bërë thirrje për një reformë të legjislacionit të kahershëm duke lejuar taksimin e ndarë dhe jo të përbashkët të bashkëshortëve.
Në gusht, Komiteti Ekonomik i Këshillit Kombëtar e ka miratuar ngushtë këtë veprim.
Ky është një përparim i mirë, kështu që pse është ngecur kjo masë tani?
Kjo për shkak se deputetët nuk mund të bien dakord mes tyre nëse taksimi individual është vërtet më i miri.
Për shembull, Philipp Bregy, një deputet nga Partia e Qendrës, argumenton se një veprim i tillë do t’i sillte një barrë të madhe kantoneve duke krijuar një “përbindësh burokratik”.
Ai përmendi shembullin e kantonit të Cyrihut, i cili do të duhej të krijonte 150 pozicione të reja në administratën tatimore për të përpunuar deklaratat e reja.
Një tjetër deputet, Paolo Pamini nga Partia Popullore Zvicerane, e sheh sistemin e propozuar si një kërcënim për familjen tradicionale dhe dëshiron ta mbajë familjen si një ent të vetëm ekonomik.
Ekziston edhe çështja e një humbje masive të të ardhurave nga taksat: qeveria pret që kjo masë, nëse zbatohet, të rezultojë në humbje prej 800 milionë frangash në vit në taksat federale dhe 200 milionë më pak në arkat kantonale.
Për deputetët liberal-radikalë, nga ana tjetër, penalizimi i martesës “duhet të hiqet nga pikëpamja shoqërore dhe ekonomike”.
“Reforma prezanton drejtësinë tatimore”, sipas deputetit Beat Walti.
Çfarë ndodh më pas?
Debati do të vazhdojë në Këshillin Kombëtar më 25 shtator.
Megjithatë, duke pasur parasysh divergjencat e pikëpamjeve, nuk është e sigurt nëse kjo çështje do të zgjidhet përpara se Parlamenti të përfundojë seancën e vjeshtës më 27 shtator.
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria Greva do të vazhdojë, edhe pse qeveria kantonale ka bërë lëshime në mosmarrëveshjen për buxhetin... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër












