Shkurt.ch
Shefi i UBS ka fituar 11.2 milionë franga
Gjithsej për menaxherët në krye të bankës UBS gjatë vitit 2014 janë paguar 80.1 milionë franga ose 2 milionë më pak se një vit më parë
Shefi i bankës UBS, Sergio Ermotti ka fituar gjatë vitit të kaluar 11.2 milionë franga. Por njeriu i parë i bankës më të madhe zvicerane nuk e ka marrë këtë shumë në emrin e pagës dhe as në para të gatshme.
Paga bazë e tij për vitin 2014 ka qenë “vetëm” 2.5 milionë franga ndërsa me kompensimin e shpenzimeve dhe me arkën pensionale kjo shumë ka shkuar në 2.8 milionë. Ndërkaq pjesa më e madhe e fitimit të llogaritur të tij vjen si bonus. Plot 8.4 milionë franga është bonusi i tij, të cilin ai do ta marrë më vonë dhe në formë të aksioneve. Nëse performanca e realizuar korrespondon me kërkesat, ai do të disponojë pastaj me letrat me vlerë në nivel të shifrës së përmendur.
Një vit më parë, në vitin 2013, një menaxher tjetër, Andrea Orcel, shef i Bankës investive të UBS-it kishte fituar më shumë se Ermotti, gjegjësisht 11.5 milionë franga.
Gjithsej për menaxherët në krye të bankës UBS gjatë vitit 2014 janë paguar 80.1 milionë franga ose 2 milionë më pak se një vit më parë.
Presidenti i Bordit Administrativ, Axel Weber në vitin 2014 kishte fituar 5.9 milionë, në krahasim me 6.1 milionë sa i kishte fituar në vitin 2013.
Në vitin 2014 banka UBS ka rritur fitimine pastër për 9% në 3.5 miliardë franga.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














