Shkurt.ch
Deri në fund të vitit euro barazohet me dollarin
Euro ra në nivelin më të ulët kundrejt dollarit në 12 vjetët e fundit dhe së shpejti mund të barazohet me monedhën amerikane, vlerësojnë ekspertët.
Për këtë ka kontribuar edhe Banka Qendrore Evropiane, e cila ka blerë bonot duke stimuluar rritjen ekonomike në eurozonë.
Papunësia në Bashkimin Monetar Evropian është më e lartë se 11 për qind dhe ekonomistët janë duke shpresuar se një euro e dobët do të ndihmojë financimin e eksportuesve evropianë.
Ndërsa dollari amerikan vazhdon të forcohet me rënien e euros nga maji, kështu që euro ka humbur një të tretën e vlerës së saj.
Euro ka shënuar rënie nën 1,06 dollarë, nivelin më të ulët që nga viti 2003. Evropa gjithashtu po bëhet më e lirë për turistët amerikanë, ndërsa tregtarët po i fërkojnë duart. Në Greqi, pothuajse një e pesta e të ardhurave vjen nga ky sektor.
Ndryshe nga eurozona, ekonomia e dobët në SHBA ka shënuar rritje të fortë. Papunësia është ulur në 5,5 për qind. Por, në afat të gjatë, dollari i fortë mund të ketë pasoja negative për ekonominë amerikane.
Rënia e vlerës e euros do të vazhdojë edhe këtë javë me blerjen e bonove të anëtarëve të eurozonës në një sasi mujore prej 60 miliardë eurosh. Ekspertët e “Deutsche Bank” vlerësojnë se euro deri në fund të vitit ka mundësi të barazohet me dollarin.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












