Shkurt.ch
Të huajt blejnë më pak banesa dhe shtëpi në Zvicër
Shtëpitë e dyta janë më pak të njohura nga të huajt. Në vitin 2013 ata kanë blerë dy herë më pak banesa dhe shtëpi në Zvicër (796) se në vitin 2006. Dhe 15% më pak se në vitin 2012.
Edhe pse ligji Lex Koller ua ndalon personave me banim jashtë vendit që të blejnë tokë në Zvicër, përjashtimet mbetën të shumta: shtatëmbëdhjetë kantone e lejojnë, pas një autorizimi, të blejnë një shtëpi pushimi.
Më 2013 kantonet kanë lëshuar leje në mënyrë të konsiderueshme më pak se në vitet e kaluara: 1159 (1372 më 2012). Kantonet Valais, Ticino, Vaud, Graubünden dhe Berna kanë qenë më bujare. Por, në fund, të interesuarit kanë blerë vetëm 796 banesa (990 më 2012), shkruan në faqen e internetit të Zyrës Federale të Drejtësisë, statistika të cilat janë publikuar nga “NZZ am Sonntag”.
Deri më 2010 situata ishte mjaft e ndryshme. Një total prej 1485 shtëpive janë shitur më 2006. Një vit më vonë, afro 1832 transfere të pasurive të patundshme janë regjistruar në regjistrin e tokës. Sipas ekspertëve, të cilët janë shprehur për gazetën gjermanofolëse “NZZ am Sonntag”, iniciativa Franz Weber mbi pronësinë e shtëpisë së dytë, një iniciativë e pranuar nga vetë populli në mars 2012, mund të jetë një arsye që shpjegon këtë ngadalësim.
Gjermanët kanë blerë më 2013 shumicën e banesave, 181 gjithsej, të ndjekur nga britanikët dhe belgët. Ndërsa 32 blerës janë nga vendet e ish-bllokut lindor.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














