Shkurt.ch
Spitalet me shtretër bosh në Zvicër
Në spitalet e mëdha universitare në Zvicër vetëm 82 për qind e shtretërve janë të shfrytëzueshëm. Për Preisüberwacher, organizata që mbikëqyr çmimet, ka shumë spitale në vend
Në spitalet zvicerane shumë shtretër mbeten pa shfrytëzuar. Mesatarisht, shfrytëzimi i të gjithë 171 spitaleve akute në vend është 80 për qind, tregojnë të dhënat e fundit nga Zyra Federale e Shëndetit Publik, të krahasuara më 2012. Spitalet e mëdha universitare dhe qendra spitalore kanë arritur një normë mesatare të shfrytëzimit prej 82 për qind, raporton “NZZ am Sonntag”, transmeton albinfo.ch.
Në spitalet rajonale janë shfrytëzuar 77 për qind, ndërsa spitalet specialistike vetëm 72 për qind. Edhe brenda këtyre kategorive dallimet janë të konsiderueshme. Pra, Spitali Universitar i Cyrihut ka raportuar se pacientët kanë shfrytëzuar 93 për qind shtretërit e këtij spitali, Inselspital Bern vetëm 74 për qind.
Disa nga spitalet rajonale kanë shfrytëzuar kapacitetet e tyre më pak se 70 për qind.
E-Diaspora
-
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një tubim në Zvicër ka thënë se mërgimtarëve iu pengon... -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













