Shkurt.ch
Shefi i Reiffeisenbank: Sekreti bankar i ka ditët e numëruara
Shefi i ri i bankës Raiffeisenbank , Patrik Gisel ka dalë me konstatimin e tij se sekreti bankar i Zvicrës, në formën që ka tash, nuk do të mund të qëndrojë për një kohë të gjatë. Ai e konsideron si më të mundshëm variantin e futjes në veprim të këmbimit automatik të informacioneve. “Unë mund ta imagjinoj fare qartë se do të jetë kështu.
I gjithë debati po shkon në atë drejtim. Është fjala për një debat të cilin qytetarët e Zvicrës do të detyrohen ta udhëheqin në vite që vijnë, ka thënë Gisel në intervistën dhënë gazetës “Schweiz am Sonntag”.
Duke folur rreth iniciativës që vjen nga disa qarqe të SVP-së dhe FDP-së për forcimin e sekretit bankar, shefi i ri ka thënë se parimisht e konsideron legjitim këtë preokupim. “Flitet për vlera bazike, të cilat Zvicra i posedon prej shekujsh dhe me të cilat duhet vepruar me shumë maturi”, ka thënë Gisel. Por, ka shtuar ai, mbetet skeptik nëse sfera private do të mund të futet në tekstin e kushtetutës në masën e kërkuar.
Ai ka thënë se i përket partisë Liberale (FDP), është anëtar pasiv dhe paguan anëtarësinë. Deri më tash Gisel ka qenë njeriu numër dy në Raiffeisen Bank. Postin e të parit ai do të fillojë ta ushtrojë në tetor, ku do të zëvendësojë shefin e deritashëm Pierin Vincenz.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë











