Shkurt.ch
Shumë ndërhyrje në zemër bëhen për përfitime materiale!
Rritja e madhe e numrit të ndërhyrjeve nuk ka të bëjë vetëm me shëndetin e pacientëve por edhe me motive financiare.
Spitalet në Zvicër po u bëjnë presion mjekëve të zemrës për të kryer sa më shumë ndërhyrje, si vendosje të stentave etj., edhe kur kjo nuk është e domosdosme nga ana mjekësore. Nga viti 2002 deri në vitin e kaluar vendosja e stentave dhe kateterëve te të sëmurët nga zemra është dyfishuar duke arritur në 22.000 në vit. Kryetari i shoqatës zvicerane të kardiologëve, Urs Kaufmann ka rrahur alarmin për këtë gjendje në një intervistë dhënë sot gazetës “SonntagsZeitung”. Sipas tij, kjo rritje e madhe e numrit të ndërhyrjeve nuk ka të bëjë vetëm me shëndetin e pacientëve por edhe me motive financiare.
“Ekziston një interes ekonomik i spitaleve për të bërë këso nderhyrjesh” ka thënë ai. Me këtë deklarim në fakt arsyetohet dyshimi se joshja financiare e spitaleve dhe e mjekëve qëndron mbi kriteret mjekësore.
Nga viti 2002 në Zvicër janë ngritur 25 laboratorë të rinj të kateterëve të zemrës. Kardiologët janë nën presion të shtuar të spitaleve për t`i bërë rentabilë këta laboratorë.
Gazeta “SonntagsZeitung” disponon me të dhëna të një klinike e cila kërkon nga kardiologët e vet shtim mbi 5 për qind të ndërhyrjeve brenda vitit. Ndërsa aty nuk përmendet nëse kjo ngritje mbështetet në nevojat e natyrës mjekësore ose jo.
E-Diaspora
-
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një tubim në Zvicër ka thënë se mërgimtarëve iu pengon... -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













