Lajme
Korrupsion: Për 3000 € bëheni doktor në Serbi
Gazeta serbe “Blic” ka publikuar një listë se si korrupsioni po përhapet në Ballkan.
Në Ballkan çdo gjë mund të blihet, korrupsioni dominon të gjitha fushat e jetës. Gazeta serbe “Blic” ka publikuar të shtunën në Beograd një “listë të çmimeve të korrupsionit”, transmeton albinfo.ch
Në bazë të sondazheve, analizave të ekspertëve dhe intervistat me grupet e interesit, thuhet: “Korrupsioni është shumë i përhapur në Serbi”. Për 300 € mund të prezantoni një punim tuajin në shkollë. Disertacioni i doktoraturës kushton rreth 3000 € dhe 1000 € një leje ndërtimi.
Për trajtim më të mirë në lindje nëna e ardhshme duhet ta paguajë 1000 €, edhe pse kujdesi mjekësor në Serbi është në të vërtetë i lirë.
Javën e kaluar shefi i një spitali në Beograd është arrestuar, ngase kishte pranuar 500 € për të manipuluar listën e pritjes për operacione.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës Banorët e sëmurë terminalisht në kantonin zviceran të Lucernës nuk duhet të jenë më të detyruar... -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane












