Maqedonia
Maqedoni: Policia e ka të vështirë të zbulojë autorët e kêrcënimeve me bomba në shkolla
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, informoi se kërcënimet me bombë që janë dërguar në shkollat në vend të premten janë dërguar nga emailet e përkohshme që fshihen vetëm një orë pas dërgimit të mesazheve kërcënuese. Prandaj, siç theksoi ai, është shumë e vështirë të gjurmohet se kush është dërguesi.
Në një intervistë për 360 Gradë, ai përmendi se bëhet fjalë për kërcënime hibride që janë të rreme, por nuk përjashtohet nevoja që MPB të përgjigjet me një hetim të plotë të akuzave.
“Këto janë kërcënime hibride që rezultuan të rreme, jo vetëm të premten, por edhe kur i kishim më parë. Fakti është se kërcënimet e fundit të drejtuara ndaj shkollave janë nga emailet e përkohshme që hapen nga individë të caktuar keqdashës. Dhe, sipas informacioneve që kam marrë, mendoj se ato emaile nga të cilat janë dërguar mesazhet kërcënuese fshihen brenda një ore. Pra, është shumë e vështirë të gjurmohet se kush i dërgon mesazhet kërcënuese”, tha Toshkovski, përcjell albinfo.ch.
Ai shtoi se shtabi operativ i krijuar për raportimin e bombave ka përfunduar që t’i dorëzojë rekomandime Ministrisë së Arsimit dhe të gjitha institucioneve arsimore, se si të mbrohet perimetri i shkollave gjatë orëve të mësimit kur nuk ka nxënës. Po ashtu, janë dhënë rekomandime që shërbimet e sigurisë të jenë vigjilente në perimetrin e shkollave.
“Kemi shtuar shërbimet e patrullimit që patrullojnë rreth çdo shkolle. Ne po mundohemi të mbulojmë sa më shumë terrenin me resurset që kemi, kemi dhënë rekomandime për të gjitha gjërat e tjera që duhet të ndërmerren nga aspekti teknik në Ministrinë e Arsimit dhe konkretisht për të gjitha shkollat. Në të ardhmen, policia do të përgjigjet në mënyrë më të përshtatshme, ndryshe nga mënyra se si u përgjigj në të kaluarën ndaj këtyre lloj sfidave. Faktet thonë se të gjitha raportet e deritanishme kanë qenë të rreme, por nuk përjashtohet nevoja që MPB-ja të përgjigjet me hetim të plotë të akuzave”, shtoi Toshkovski.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Yllka Zuzaku-Mustafa zgjidhet presidente e Lidhjes së Infermierëve Shqiptarë në Zvicër Pas themelimit të saj në fillim të muajit qershor, Lidhja e Infermierëve Shqiptarë në Zvicër ka... -
Berlin
Java e Kulturës së Kosovës në Berlin vijon me një film që sjell plagët e luftës -
Refuzimi i “Nismës së Kaosit” dëshmoi se qytetarët zgjodhën faktet mbi politikën e frikës -
Salzburg
Shkoi për pushime në Kosovë pa miratim, mërgimtari humb vendin e punës në Austri -
Në Bernë mbahet mbrëmje letrare kushtuar 95-vjetorit të lindjes së Dritëro Agollit
Jeta në Zvicër
-
Parlamenti zviceran rihap derën për energjinë bërthamore Zvicra do të jetë në gjendje të mbështetet te atomi për furnizimin e saj me energji.... -
Zvicër: Votohet garantimi i orareve të aeroporteve përballë interesave të tjera -
Numri i lindjeve dhe martesave vazhdoi të bjerë në Zvicër në vitin 2025 -
Yllka Zuzaku-Mustafa zgjidhet presidente e Lidhjes së Infermierëve Shqiptarë në Zvicër -
Marrëveshja SHBA-Iran: Anulohet ceremonia e nënshkrimit që u planifikua në Zvicër













