Shkurt.ch
Cilat banka evropiane kanë të punësuar më së shumti milionerë
Bankat franceze „BNP Paribas”, „Natixis” dhe „Societe Generale” së bashku kanë të punësuar 277 milionerë, ndërsa më së shumti milionerë në Evropë janë duke punuar në bankën gjermane “Deutsche Bank”, në bazë të hulumtimeve nga gazeta franceze “Eko” dhe në bazë të të dhënave që janë raportuar nga bankat evropiane.
Këto tri banka franceze janë të vetmet që deri tani kanë publikuar të dhëna për numrin e të punësuarve, të ardhurat e të cilëve në vitin 2014 ishte më shumë se një milion euro dhe Brukseli për herë të parë këtë vit e kërkon këtë, raporton “Figaro”.
Në vitin 2012, sipas Agjencisë Evropiane të Bankave, në të gjitha bankat franceze ka pasur një total prej 177 milionerëve.
Banka më e madhe e investimeve “BNP Paribas”, në raportin e fundit për 2014-ën ka raportuar për numrin më të madh të milionerëve, ose 149. Çdo i treti prej tyre jeton në Londër.
Të tjerët janë qytetarë të Francës (33), Azisë (30) dhe SHBA-së (29). Në të njëjtën kohë, kjo është e vetmja bankë franceze që paguan edhe tri paga vjetore që tejkalon shumën 3.5 milionë.
Banka “Societe” numëron 109, “Natixis” 19 milionerë. Megjithatë, të ardhurat mesatare vjetore bruto në “Societe” janë më e larta se “BNP Paribas” dhe në vitin 2014 arritën në 54 846.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












