Shkurt.ch
Zvicra, në vendin e tetë për cilësinë e arsimit në botë
Vendet aziatike kryesojnë listën e sistemeve më të suksesshme të arsimit, sipas hulumtimit të fundit nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik OECD.
Pesë vendet e para në listën e shkollimit cilësor janë Singapori, Hong Kongu, Koreja e Jugut, Japonia dhe Tajvani. Pastaj vijnë vendet evropiane, të tilla si Finlanda, Estonia, Zvicra dhe Holanda, ndërsa 10 të fundit përfundojnë me Kanadën.
Hulumtimi bëhet në bazë të rezultateve të testeve në matematikë dhe shkenca natyrore dhe pretendon të jetë një tregues i hartës më të gjerë globale të standardeve arsimore të testimit „PISA”, e cila kryesisht fokusohet në vendet e industrializuara.
Në listën e vendeve të rajonit, Maqedonia ka zënë vendin e 65-të nga 76 vende, Serbia është e 42-ta, Mali i Zi është në vendin e 56-të, ndërsa Kroacia ka një sukses të mirë dhe është në vendin e 34-të. Sllovenia është vendi me sistemin më të mirë të arsimit në Ballkan dhe zë vendin e 18-të.
Tabela tregon problemet në arsimin amerikan, e cila figuron në vendin e 28-të me Italinë dhe Suedinë, të cilët javën e kaluar kanë marrë një paralajmërim nga OECD për shkak të problemeve serioze në sistemin e arsimit.
Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim tha se hulumtimi tregon qartë lidhjen mes arsimit dhe rritjes ekonomike.
“Kjo është hera e parë që të ketë një pamje globale të cilësisë së arsimit”, ka thënë drejtori i arsimit OECD, Andreas Shlicher.
Raportin e publikuar nga OECD e kanë përgatitur Eric Hanushek nga Stanford dhe Lucer Voesman nga Universiteti i Mynihut. Ata theksojnë se standardet e arsimit mund të parashikojnë se si vendi do të krijojë pasuri në afat të gjatë.
“Politikat dhe praktikat e dobëta arsimore kanë lënë vendet në një gjendje të përhershme të recesionit”, thotë raporti.
Përmirësimi i arsimit do të krijonte “përfitime të shkëlqyera ekonomike afatgjata”, thonë ekspertët.
Gana është vendi më së keqi i renditur për cilësinë në arsim.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












