Maqedonia
Maqedonia varet shumë nga importi i mishit
Nga një vend me traditë në bujqësi dhe blegtori, Maqedonia e Veriut sot është kthyer në një konsumator të varur nga importet. Mishi që serviret në tryezat e qytetarëve nuk është më vendas vjen nga Brazili, Tailanda, e ndonjëherë nga kontinente që dikur dukeshin shumë larg për tregtinë ushqimore.
Rënia e ndjeshme e numrit të bagëtive ka bërë që vendi të mos përmbushë dot as nevojat bazë për mish të freskët. Profesorja e Fakultetit të Bujqësisë në Shkup, Aleksandra Silloska Nikolloska, ngre alarmin:
“Kemi mbetur pa lëndë të parë për përpunimin e mishit. E importojmë viçin, pulën, madje edhe derrin. Dikur njiheshim për mishin e qengjit sot mezi gjendet.”
Sipas saj, problemi nuk është vetëm te mungesa e kafshëve, por te mungesa e vizionit shtetëror.
“Fshatrat po zbrazen. Po ikin të rinjtë. Kush do të kujdeset për bagëtinë? Këtu duhet një strategji serioze nga shteti, përndryshe do hamë gjithnjë e më shumë nga jashtë.”
Të dhënat tregojnë se mbi 70% e nevojave për produkte ushqimore po mbulohen përmes importit. Edhe perimet si domatet e trangujt, vijnë nga Shqipëria, ndërsa qumështi dhe mielli nga Serbia. Greqia dhe Turqia plotësojnë pjesën tjetër.
Por jo gjithçka është errët. Ka shenja pozitive, profesorja Biljana Ristaqoska Shirgovska beson se pandemia i ka hapur sytë shumë të rinjve për potencialin që ka prodhimi vendor.
“Ka interes në rritje për bujqësinë dhe prodhimin e ushqimit të shëndetshëm. Nëse kjo mbështetet siç duhet, importet do të bien dhe do të fillojmë të vetëfurnizohemi më shumë.”
Dikur eksportues, sot konsumator i varur, kjo është fotografia aktuale e sistemit ushqimor në Maqedoninë e Veriut. Nëse nuk ndryshon qasja, historia e mishit mund të jetë vetëm fillimi.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj










