Kosova
Kaja Kallas: Kemi nisur t’i heqim masat ndaj Kosovës
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, në konferencën e saj në Prishtinë, ka thënë se kanë nisur t’i heqin masat ndaj Kosovës teksa u shpreh se heqja është e kushtëzuar me shtensionimin në veri.
Tutje, ajo ka bërë thirrje për formim më të shpejtë të institucioneve duke përmendur këtu se kjo duhet të bëhet për të paraqitur agjendën e reformave dhe të përfitojë nga Plani i Rritjes.
Kallas theksoi se Marrëveshja e Ohrit është në fuqi dhe se palët duhet ta respektojnë teksa ka thënë se heqja e masave po bëhet gradualisht. Ka thënë se veprimet e institucioneve të Kosovës në veri së fundmi, me mbylljen e zyrave paralele, nuk i shërbejnë shtensionimit.
“Si shenjë e përkushtimit tonë, mund të njoftoj se BE-ja ka nisur gradualisht t’i heqë masat të prezantuara në qershor 2023. Vendimi hap rrugën për mundësi të mëdha për zhvillimin e Kosovës dhe afron lidhjet me Evropën. Por është i kushtëzuar në ruajtjen e shtensionimit në veri. Mbyllja e strukturave të përkrahura nga Serbia minon përpjekjet drejt shtensionimit. Duhet të kuptohet që nuk duam të shohim përshkallëzim në veri. Kam qenë vetë e angazhuar që t’i bind anëtarët e BE-së që t’i heqim masat, por thonë se Kosova duhet ta respektojë marrëveshjen e Ohrit dhe se përshkallëzimi në veri po vazhdon përkundër kësaj. Kjo është pengesa që kemi. Jemi të gatshëm të bëjmë hapat tonë, por vërtetë duhet të shohim shtensionim në veri”, u shpreh ajo, transmeton albinfo.ch.
Sipas saj, nuk ka rrugë të shkurtër për anëtarësim teksa tha se Kosova i takon familjes evropiane.
“Kosova i përket familjes evropiane. Por s’ka rrugë të shkurtër për anëtarësim. Progresi mund të arrihet vetëm përmes reformave të qëndrueshme. Prioritet kyç mbetet normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Jeni partnerë të barabartë në tavolinë. Si përfaqësuese e lartë do të vazhdoj ta mbështes këtë proces. Ata që kanë dyshime në të le të jem e qartë: Normalizimi i raporteve është e vetmja rrugë për të ardhme më të sigurt dhe prosperuese për popujt e rajonit. Stabiliteti varet nga dialogu jo nga konfrontimi”, ka thënë ajo.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Fehim Abazi, kryetar i ri i Komunitetit Musliman Shqiptar të Zvicrës Zgjedhja u bë gjatë Kuvendit të rregullt të mbajtur të dielën në xhaminë e Friburgut, ku... -
Maqedoni: Mjekët e diasporës do të përfshihen në trajtimin e pacientëve përmes telemjekësisë -
Lozanë: Veshjet tradicionale shqiptare, mesazh i fortë për identitetin dhe rininë -
Inovatori i ri shqiptar në Zvicër: Projekti i tij për motor me hidrogjen në garën kombëtare shkencore -
Berlin
Rinia shqiptare në Berlin organizon për herë të parë Albanian Film Festival
Jeta në Zvicër
-
Valisi ndalon posterin kundër emigracionit – “mund të ngatërrojë shoferët” Autoritetet në kantonin Valis kanë ndaluar përdorimin e një posteri politik të lidhur me referendumin “No... -
Fehim Abazi, kryetar i ri i Komunitetit Musliman Shqiptar të Zvicrës -
Përdorimi i IA: Ku renditen, Zvicra, Kosova e Shqipëria -
Diskutime për azilin dhe integrimin: propozime të reja për menaxhimin e refugjatëve në Evropë -
Zvicër: Kritika ndaj kompanisë që fiton miliona nga kujdesi familjar i paguar














