Shkurt.ch
Berset përuron Kongresin e Organizatës Botërore Meteorologjike
Këshilltari federal, Alain Berset, përuroi sot në Gjenevë Kongresin e 17-të të Organizatës Botërore Meteorologjike (WMO). Në fjalën e tij theksoi rolin qendror të kësaj organizate të veçantë në zotërimin e disa sfidave në gjithë botën. Kongresi, i cili mblidhet çdo katër vjet, përcakton programet ndërkombëtare meteorologjike, të klimatologjisë dhe hidrologjisë dhe vendos për buxhetin dhe politikën e tregtisë së organizatës.
Në fjalën e tij të përurimit, shefi i Departamentit Federal të Punëve të Brendshme (DFI) është shprehur mbi shqetësimet globale, të tilla si reduktimi i ndikimit të katastrofave natyrore dhe ndryshimet klimatike: “Për të siguruar zhvillimin e qëndrueshëm komuniteti global ka nevojë për informacion të besueshëm mbi gjendjen e klimës dhe ndryshimet që zhvillohen. Këtu kjo organizatë luan një rol të rëndësishëm, tani dhe në të ardhmen”. Ai gjithashtu nderoi punën dhe veprën e Michel Jarraud, sekretar i përgjithshëm i OBM-së.
Kongresi i 17-të i Organizatës Botërore Meteorologjike (OBM) do të zhvillohet nga 25 maj deri më 12 qershor në Gjenevë, ku selia e organizatës është e vendosur. Kongresi është organi më i lartë i OBM-së, e cila ka 180 shtete anëtare. Këshilltari federal mbajti fjalimin e tij të hapjes në emër të Zvicrës, shtetit i cili mirëpret këtë seli.
Aktivitetet kryesore të OBM-së përfshijnë vëzhgimet meteorologjike dhe atmosferike, si dhe shkëmbimet e informacioneve meteorologjike, parashikimet dhe paralajmërimet e motit, gjendjen hidrologjike si dhe hulumtimet dhe transferimin e njohurive. OBM luan një rol qendror në kontrollin e motit global dhe ndryshimit të klimës, rreziqet mjedisore që rezultojnë si dhe çështjet teknologjike.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














