Kosova
Vdes edhe personi i tretë nga të shtënat në Gjilan, i dyshuari shpallet në kërkim
Ka ndërruar jetë edhe personi i tretë i plagosur nga të shtënat me armë zjarri që ndodhën sot në mesditë në Gjilan, duke e çuar në tre numrin e viktimave. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Rugova”, ku disa persona të tjerë mbetën të plagosur.
Fillimisht, Policia e Kosovës raportoi për dy viktima të konfirmuara në vendngjarje dhe disa të plagosur. Më pas, Spitali i Gjilanit njoftoi se një person kishte ndërruar jetë në vend, ndërsa dy të tjerë ishin sjellë pa shenja jete në emergjencë. Një tjetër i plagosur u transferua në QKUK dhe një tjetër po trajtohet në repartin e Ortopedisë.
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Mefail Shkodrën si të dyshuarin kryesor për vrasjen e trefishtë. Është publikuar fotografia e tij dhe u është bërë thirrje qytetarëve të raportojnë çdo informacion për vendndodhjen e tij përmes stacioneve policore, linjës 192 ose aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka quajtur ngjarjen një “alarm për pasigurinë dhe kriminalitetin që po rriten” dhe ka kërkuar reagim të shpejtë nga institucionet për të sjellë autorët para drejtësisë.
Policia ka paralajmëruar një konferencë për media lidhur me rastin, e cila pritet të mbahet në orën 18:00.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Yllka Zuzaku-Mustafa zgjidhet presidente e Lidhjes së Infermierëve Shqiptarë në Zvicër Pas themelimit të saj në fillim të muajit qershor, Lidhja e Infermierëve Shqiptarë në Zvicër ka... -
Berlin
Java e Kulturës së Kosovës në Berlin vijon me një film që sjell plagët e luftës -
Refuzimi i “Nismës së Kaosit” dëshmoi se qytetarët zgjodhën faktet mbi politikën e frikës -
Salzburg
Shkoi për pushime në Kosovë pa miratim, mërgimtari humb vendin e punës në Austri -
Në Bernë mbahet mbrëmje letrare kushtuar 95-vjetorit të lindjes së Dritëro Agollit
Jeta në Zvicër
-
Parlamenti zviceran rihap derën për energjinë bërthamore Zvicra do të jetë në gjendje të mbështetet te atomi për furnizimin e saj me energji.... -
Zvicër: Votohet garantimi i orareve të aeroporteve përballë interesave të tjera -
Numri i lindjeve dhe martesave vazhdoi të bjerë në Zvicër në vitin 2025 -
Yllka Zuzaku-Mustafa zgjidhet presidente e Lidhjes së Infermierëve Shqiptarë në Zvicër -
Marrëveshja SHBA-Iran: Anulohet ceremonia e nënshkrimit që u planifikua në Zvicër














