Shkurt.ch
Kujdes: Abuzimi i pantallonave të ngushtë dëmton shëndetin tuaj
Faqja e internetit Mashable ka identifikuar në një studim rastin e një gruaje 35-vjeçare, e cila është pranuar në spitalin e ashtuquajtur Royal Adelaide Hospital në Australi për probleme të rënda të këmbëve.
“Një ditë para pranimit në spital ajo kishte ndihmuar një anëtar të familjes së saj, i cili ishte duke bartur gjërat e tij për një banesë të re. Me ç ‘rast ajo kishte kaluar orë të tëra e ulur, duke tërhequr rrobat dhe gjërat e ndryshme nga dollapët. Gjatë këtij aktiviteti zonja kishte veshur një xhinse të ngushtë (skinny jeans) dhe i kujtohet se e ngushtonin shumë”.
Më vonë në mbrëmje, ndërsa ishte duke ecur për t’u kthyer në shtëpi, ajo ndien një mpirje të këmbëve të saj dhe rrëzohet për tokë. Kështu që kalon disa orë në tokë e vetme, gjersa dikush e gjen. Më pas, kjo zonjë kalon katër ditë në spital për të trajtuar dëmtimin e nervave dhe muskujve për të arritur të ecë përsëri pa ndihmë. Washington Post vuri në dukje se pa trajtimin medikal, pacientja në fjalë do të kishte përfunduar me dëmtime të përhershme, të cilat do ta kishin penguar në ecje dhe do t’i kishin shkaktuar probleme në veshkë.
Në të kaluarën studimet kanë treguar tashmë se ky lloj i xhinseve (skinny jeans) mund të shkaktojë probleme nervore në kofshë, siç është shpjeguar nga NBC në vitin 2009. Por, me këtë rast të ri mjekët mund të dëshmojnë se këta pantallona mund të ndikojnë në tërësinë e këmbëve të personit.
Në të ardhmen, në qoftë se keni nevojë për të kryer një aktivitet, i cili kërkon lëvizje, mos mbani veshur pantallona të ngushta, sepse çmimi duket të jetë tepër i rëndë.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













