Shkurt.ch
Shqipëria aplikon regjim të lëvizjes së lirë pa viza për muajt e verës
Heqja e regjimit të vizave me disa shtete që kanë shprehur interesimin e tyre për turizmin në Shqipëri ka nisur të japë rezultatet e para.
Në Shqipëri, siç raportojnë mediat në Tiranë, mbërriti grupi i parë i turistëve nga Ukraina, Rusia, Bjellorusia dhe Kazakistani.
Me këto vende Shqipëria aplikon për herë të parë regjimin e lëvizjes së lirë pa viza për muajt e verës. Periudha është nga 1 qershori deri më 1 nëntor.
Sipas Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, kjo nismë është në kuadër të planit të masave për rritjen e turizmit, duke lehtësuar hyrjen në Shqipëri të shtetasve nga disa vende.
Veç Ukrainës, Rusisë, Bjellorusisë dhe Kazakistanit, pjesë e regjimit pa viza këtë vit janë edhe Arabia Saudite, Katari, Omani, Bahrejni dhe Gjeorgjia.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













