Portrete të firmave
Një takim në OYM: diplomacia, biznesi dhe sporti bashkojnë forcat për ide të reja
Një grup personalitetesh shqiptaro-zvicerane – ndërmarrës, mjekë dhe bankierë – së bashku me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Zvicër, Mentor Latifi, vizituan qendrën inovative OYM (On Your Marks) në Cham, Zug, një nga qendrat më moderne sportive dhe shkencore në Evropë.
Mysafirët u pritën nga Hans-Peter Strebel, themelues i OYM dhe një ndër figurat më vizionare të sportit zviceran. Gjatë vizitës, Strebel i njohu të ftuarit me konceptin unik të qendrës, ku trajnimet atletike, rehabilitimi dhe kërkimi shkencor bashkohen në një hapësirë të projektuar me precizion dhe estetikë moderne.
Që nga hapja në vitin 2020, OYM është shndërruar në një pikë referimi për sportin elitar zviceran, duke ofruar kushte optimale për sportistët e federatave kombëtare dhe për klubet më të suksesshme në vend.
Sipas drejtuesve të qendrës, “kujdesi shkencor dhe individual ndaj sportistëve është çelësi i suksesit – me dy synime kryesore: maksimizimin e adaptimit në trajnim dhe përmirësimin e performancës specifike për çdo disiplinë sportive.”
Në përfundim të vizitës, Shpresa Fejzulahi, asistente personale e Hans-Peter Strebel dhe kryetare e bordit të kompanisë Beyond Design, zhvilloi një intervistë ekskluzive me ambasadorin Mentor Latifi dhe Hans-Peter Strebel. Të dy i bashkon një histori interesante: kanë filluar karrierën në industrinë farmaceutike, ndërsa sot janë të angazhuar në fusha krejtësisht të ndryshme – njëri në diplomaci, tjetri në investime në sport dhe zhvillim urban.
Për konceptin e brendshëm arkitektonik të OYM ishte përgjegjëse Myriam von Rickenbach, bashkëthemeluese e Beyond Design dhe arkitekte e brendshme. Ajo luajti një rol kyç në krijimin e një hapësire funksionale dhe frymëzuese, që ndikon drejtpërdrejt në përvojën dhe performancën e sportistëve.
Hans-Peter Strebel – nga farmaceutika në filantropi dhe sport
Hans-Peter Strebel është ndërmarrës dhe filantrop me një karrierë mbresëlënëse në industrinë farmaceutike. Në vitin 2006 ai shiti kompaninë e tij tek Biogen, dhe që atëherë është angazhuar personalisht e financiarisht në projekte që lidhen me sportin, shkencën, arsimin dhe zhvillimin shoqëror. Ai është themelues i OYM dhe aksionari kryesor i klubit EV Zug.
Vizita ishte organizuar nga Besfort Bilalli, ish-hendbollist profesionist dhe sot sipërmarrës. Organizata e tij SBN ka për qëllim të lidhë botën e sportit me atë të biznesit.
Të ngjashme
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Katër të rinj nga Friburgu humbën jetën në një aksident rrugor në Francë Katër të rinj nga Fribourg, të moshës 16 deri në 18 vjeç, humbën jetën të premten... -
Mungesë banesash: Një apartament 60-vjeçar ofrohet për 18 milionë franga -
Cyrih: Shoferi kosovar arrestohet pasi theu kontrollin e policisë -
Cilat kompani zvicerane të sigurimeve shëndetësore do të jenë më të lira në vitin 2026? -
Çfarë ndryshimesh në imigracion i presin të huajt në Zvicër në vitin 2026 dhe më tej?














