Shkurt.ch
Strehim në tenda ushtarake për azilkërkuesit
Tendat e ngritura ofrojnë vend për 140 persona dhe në to do të vendosen vetëm meshkuj
13 tenda të mëdha ushtarake për strehimin e azilkërkuesve janë ngritur në hapësirat pranë qendrave ekzistuese të azilit në Kantonin Aargau, ka konfirmuar një zëdhënës i institucioneve kantonale. Me këtë, kantoni në fjalë bëhet i pari që ka filluar këtë mënyrë strehimi të përkohshëm për azilkërkuesit
Tendat e ngritura ofrojnë vend për 140 persona dhe në to do të vendosen vetëm meshkuj. Pranë këtyre tendave janë instaluar edhe objektet për toalet, dush dhe për kuzhinë.
E gjithë kjo, sipas zëdhënësit, nuk është ndonjë masë emergjente por, sipas tij, në kushtet e verës është më e arsyeshme që azilkërkuesit të strehohen mbi tokë, qoftë dhe në tenda se sa në strehimoret nëntokësore.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit











