Lajme
Dy shqiptarë vrasin brutalisht bashkëkombësin e tyre në Itali
Ismail Luli, 17-vjeçar, është gjetur i prerë në fyt të martën në malin Sant’ Angelo në provincën Pesaro, afër San Marino të Italisë.
Karabinierët italianë të mërkurën kanë arrestuar dy bashkëkombës të tij, shqiptarë: Igli Meta, 20 vjeç dhe Marjo Mema, 18 vjeç. Motivi, sipas policisë, ka qenë xhelozia, raporton stol.it, përcjell albinfo.ch.
Hetuesit italianë janë të mendimit se Igli Meta (20-vjeçar), ishte i bindur se adoleshenti Ismail Luli ishte duke dalë më ish të dashurën e tij. Kështu Igli Meta së bashku me ndihmën e shokut, Marjo Mema (19-vjeçar), kishin planifikuar se si t’i hakmerren djaloshit të ri, Lulit.
Në fakt, të dy të arrestuarit kanë deklaruar se qëllimi i tyre ishte vetëm ta frikësonin, që ai të mos dilte tjetër me ish të dashurën e Iglit, e cila ishte nga Maqedonia, njofton albinfo.ch.
Pas aktit makabër, të dy të dyshuarit kanë marrë trupin e viktimës dhe e kanë hedhur në një luginë, ndërsa më pas janë larë në një lumë për të hequr njollat e gjakut.
Sipas hetuesve, duket se vrasja ishte planifikuar me kujdes, pasi ata ishin përgatitur për të ikur për Shqipëri.
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih Oficerët e policisë u qëlluan me shishe dhe gurë, duke lënë një të plagosur, ndërsa një... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër












