Lajme
Vala, së bashku me Vodafone në Shqipëri dhe Turqi
Lideri i telefonisë mobile në vend, Vala dhe ai internacional "Vodafone", kanë dalë me pako të përbashkëta të internetit për në Turqi, Shqipëri, etj. Me Malin e Zi, paketa ofrohet me kompaninë Telenor
Operatori lider i telefonisë mobile në vend, Vala, do të ofrojë për herë të parë paketa të shërbimeve të telefonisë mobile dhe internetit të shpejtë edhe nga bregdeti turk, Antalia, Alanya, Belek, Kemer, etj, pasi që ka arritur një marrëveshje me liderin internacional të telefonisë mobile “Vodafone”, thuhet në një njoftim të ofertuesit Vala.
Marrëveshja e arritur, parasheh që fillimisht të dilet me pako të përbashkëta për Turqi e Shqipëri, ndërsa synimet janë që marrëveshjet të bëhen aktive në të gjitha pjesët e globit kur operon “Vodafone”.
“Kemi filluar bashkëpunimin me kompaninë internacionale dhe lidere në këtë fushë, Vodafone, duke dalë më pako të përbashkëta për Turqi dhe Shqipëri, ndërsa synimet tona janë që bashkëpunimin ta shtrijmë në të gjithë botën. Kujdes të veçantë do të kemi për të ofruar shërbime më të mira në vendet ku jeton diaspora shqiptare”, tha drejtori Menaxhues i Vala-s, Agron Mustafa.
Sipas tij, kjo dhe shumë produkte që Vala ka ofruar muajt e fundit, dëshmon se fushata me slloganin “Të gjithë po kthehen”, ofron shërbimet më të mira në krahasim me konkurrencën.
“Është hera e parë në Turqi që një operator nga Kosova ofron pako me çmime të pranueshme. Ndërsa nga Shqipëria tani qytetarët mund të rizgjedhin të marrin pako me `Eagel Mobile’ , që ofron me sasi më të madhe të internetit, çmime prej vetëm 10 centë për një minutë bisedë, SMS për vetëm dy cent, apo të kyçen më rrjetin e Vodafone që ofron mbulueshmërinë më të mirë në të gjithë Shqipërinë dhe i vetmi për momentin që ofron shërbimin e internetit të shpejtë 4G”, bëri të ditur më tutje Drejtori Menaxhues, Agron Mustafa.
Pakoja ditore Vala-Vodafone prej 400 MB kushton vetëm 1.99 euro dhe pakoja 4 ditore prej 1500 MB kushton 4.99 euro. E njëjta pako përfshinë Vodafone Turqi, Vodafone Shqipëri, Plus Shqipëri dhe Telenor Mal të Zi.
Aktivizimi i pakos bëhet duke dërguar SMS në numrin 50555 me tekst Roam1 për pakon ditore apo Roam4 për pakon 4 ditore. Kontrollimi i llogarisë bëhet duke dërguar SMS ne 50555 me tekst Roam status, thuhet në komunikatë.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Babai i viktimës së Crans-Montana kërkon përjashtimin e prokurorëve Mocioni argumenton se prokurorët kanë bërë lëshime dhe gabime serioze në kryerjen e procedurave... -
Në parakalimin e Zvicrës mungon ekipi i hokejit në akull për femra -
Pas rastit Ameti: Liberalët e Rinj të Gjelbër kërkojnë heqjen e ligjit për blasfeminë -
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike -
Çfarë dihet për përkatësinë kombëtare të banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026











