Shkurt.ch
U shpërndajnë bibla turistëve arabë
Por organizatat që merren me turizëm në regjion nuk ndajnë mendimin me bartësit e projektit
„Salamu Aleikum in Interlaken“. Me këtë moto, 20 deri 40 ithtarë të kishave dhe misioneve të ndryshme të krishtera do të përshëndesin turistët arabë që do të vizitojnë Interlakenin, qytetin e njohur turistik në kantonin e Bernës.
Ata do t`u shpërndajnë arabëve bibla dhe DVD me përmbajtje fetare të krishterë.
Sipas një fletëpalosjeje që ka shpërndarë njëri ndër organizatorët, “Arabian Peninsula Partnership”, qëllimi i aksionit është sensibilizimi me qëllim që “myslimanët të rigjejnë Jezu Krishtin si zot të tyre dhe që të rrënohet në vete kështjella e islamit, ngjashëm siç qe rrënuar në vitin 1989 muri i Berlinit dhe me të edhe i gjithë komunizmi”.
Përgjegjësi medial i projektit ka thënë, shkruan Ostschweiz am Sonntag, se ata nuk duan t`i imponohen askujt. Aksione të ngjashme ka pasur prej vitesh në Gjenevë dhe në Montreux.
Por, organizatat që merren me turizëm në regjionin ku organizohet ky projekt nuk ndajnë mendimin me bartësit e projektit. Ato konsiderojnë se diçka e tillë e dëmton turizmin.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih Oficerët e policisë u qëlluan me shishe dhe gurë, duke lënë një të plagosur, ndërsa një... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër














