Kosova
Trumpi e fton Osmanin të jetë pjesë e Bordit të Paqes për Gazën
Presidentja e Kosovës anëtare themeluese në iniciativën e re të SHBA-së për paqe globale
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka marrë një ftesë zyrtare nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të përfaqësuar Kosovën në Bordin e Paqes për Gazën, si anëtare themeluese e kësaj iniciative ndërkombëtare, përcjell albinfo.ch.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Presidentja Osmani përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ajo ka publikuar edhe letrën e dërguar nga Presidenti Trump.
Në reagimin e saj, Osmani është shprehur e nderuar për këtë ftesë, duke theksuar rëndësinë e rolit të Kosovës në përpjekjet globale për paqe.
“Jam thellësisht e nderuar nga ftesa personale e Presidentit Trump për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në Bordin e Paqes, si anëtare themeluese, krah për krah me SHBA-të në misionin për një botë më të sigurt”, ka shkruar ajo.
Presidentja ka vlerësuar iniciativën e Trumpit si një hap historik drejt ndërtimit të paqes, duke shtuar se lidershipi i vërtetë nuk mjaftohet me fjalë, por vepron konkretisht. Ajo ka rikujtuar gjithashtu rolin vendimtar të SHBA-së në sjelljen e paqes në Kosovë.
“Ashtu si Amerika që solli paqe në Kosovë, sot Kosova qëndron si aleat i palëkundur i saj për ta çuar paqen më tej. Historia i mban mend ata që bëjnë hapa të guximshëm në ndërtimin e paqes dhe ne jemi gati”, ka theksuar Osmani.
Ftesa për përfshirjen e Kosovës në këtë Bord të Paqes shihet si një njohje e rolit të Kosovës si partnere e besueshme ndërkombëtare dhe si një dëshmi e marrëdhënieve të ngushta mes Prishtinës dhe Uashingtonit./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Turqi
Kompanitë nga Kosova prezantojnë produktet në panairin ndërkombëtar të industrisë së modës në Turqi Nëntë kompani kosovare marrin pjesë në “IF Wedding Fashion Izmir Fair 2026”, me mbështetjen e MINT/KIESA... -
Bazel
Këto kompani kosovare po prezantohen me shumë sukses në Swissbau 2026 -
Austri: Kosovari dënohet me 1.5 vjet burg për vjedhje në stacionet e zjarrfikësve dhe në postë -
Gjermani
Mislim Berisha shpall kandidaturën për Këshillin Bashkiak në Augsburg -
Gjermani
Humb jetën në aksident mergimtarja shqiptare nga Gjermania
Jeta në Zvicër
-
Bazel
Këto kompani kosovare po prezantohen me shumë sukses në Swissbau 2026 27 kompani nga Kosova përfaqësojnë industrinë e drurit dhe ndërtimit në panairin prestigjioz në Bazel të... -
Air Force One pëson defekt, Trump mbërrin me vonesë në Zvicër për WEF -
Gjeneva drejt lejes prindërore 24-javore -
Davos, WEF 2026: Aktiviteti në platformën e takimeve intime rritet me 4000% -
Autobusët e rinj elektrikë në Bernë dhe Schaffhausen mbeten të ftohtë, ankohen pasagjerët dhe shoferët











