Kosova
Nëntë xhudistë kosovarë garojnë në European Open në Sofje
Kosova nis vitin garues me European Open në Sofje
Kosova do të përfaqësohet me plot nëntë xhudistë në garën “European Open”, e cila mbahet këtë fundjavë në Sofje të Bullgarisë. Në këtë turne ndërkombëtar marrin pjesë 385 xhudistë nga 39 shtete të ndryshme, duke e bërë atë një test të rëndësishëm për fillimin e sezonit, përcjell albinfo.ch.
Kjo është gara e parë serioze e vitit në nivelin e të rriturve, ndërsa për xhudistët kosovarë synimi mbetet nisja e mbarë e vitit garues, idealisht me medalje. Edhe pse Kupat Evropiane nuk përfaqësojnë nivelin më të lartë të garave, ato janë shumë të rëndësishme për ndërtimin e stabilitetit dhe përvojës në këtë kategori.
Në Sofje nuk do të garojnë tre xhudistët më të mirë të Kosovës: Distria Krasniqi, Laura Fazliu dhe Akil Gjakova. Megjithatë, nëntë xhudistë të tjerë do të kenë mundësinë të dëshmojnë potencialin e tyre dhe të afrohen me nivelin elitar në të ardhmen e afërt.
Në konkurrencën e femrave, Erza Muminoviq garon në kategorinë deri në 48 kilogramë, ndërsa Laurinë Gashi dhe Fationa Kasapi në kategorinë deri në 52 kilogramë. Në kategorinë deri në 57 kilogramë do të garojnë Flaka Loxha, Enise Zijade dhe Sidorela Dodaj.
Flaka Loxha është bartëse e parë në kategorinë deri në 57 kilogramë dhe konsiderohet pretendente serioze për medalje. Fationa Kasapi synon rikthimin te rezultatet pozitive pas problemeve me lëndime, ndërsa Erza Muminoviq rikthehet në gara pas një pauze të gjatë.
Për Laurinë Gashin, Enise Zijaden dhe Sidorela Dodaj, gara në Sofje paraqet një mundësi të mirë për të fituar përvojë të vlefshme në nivel ndërkombëtar, me synimin për fitore dhe plasman sa më të mirë.
Në konkurrencën e meshkujve, Dardan Cena do të garojë në kategorinë deri në 73 kilogramë, Anes Veseli në kategorinë deri në 90 kilogramë dhe Shpati Zekaj në kategorinë deri në 100 kilogramë.
Shpati Zekaj vjen në këtë garë pas rezultateve të mira në vitin e kaluar, ku në shtator u rendit i treti në Kupën Evropiane në Shkup, ndërsa në nëntor përfundoi i shtati në Grand Prix në Zagreb. Në Sofje, ai synon një hap përpara dhe është bartësi i tretë në kategorinë e tij.
Dardan Cena është bartësi i tetë në kategorinë deri në 73 kilogramë dhe shpreson të futet në garë për medalje, pas një viti pa ndonjë sukses të madh.
Ndërkohë, menjëherë më 7 dhe 8 shkurt, mbahet Grand Slami i Parisit, i konsideruar si gara më prestigjioze e xhudos në botë. Në këtë turne do të marrin pjesë 529 xhudistë nga 82 shtete.
Kosova në Paris do të përfaqësohet nga Distria Krasniqi, Laura Fazliu, Akil Gjakova dhe disa xhudistë të tjerë, në një konkurrencë ku do të garojnë emrat më të mëdhenj të xhudos botërore.
E-Diaspora
-
Maqedoni: Mjekët e diasporës do të përfshihen në trajtimin e pacientëve përmes telemjekësisë Mjekë specialistë nga vendi që jetojnë dhe punojnë në Evropë pritet të përfshihen në trajtimin e... -
Lozanë: Veshjet tradicionale shqiptare, mesazh i fortë për identitetin dhe rininë -
Inovatori i ri shqiptar në Zvicër: Projekti i tij për motor me hidrogjen në garën kombëtare shkencore -
Berlin
Rinia shqiptare në Berlin organizon për herë të parë Albanian Film Festival -
Londër
Lea Ypi prezanton librin “Indignity” në LSE Library
Jeta në Zvicër
-
Diskutime për azilin dhe integrimin: propozime të reja për menaxhimin e refugjatëve në Evropë Profesori i etikës Peter G. Kirchschläger ka kritikuar politikat aktuale të migracionit në Evropë, duke argumentuar... -
Zvicër: Kritika ndaj kompanisë që fiton miliona nga kujdesi familjar i paguar -
Zvicër: Të Gjelbrit propozojnë kufizimin e shpejtësisë në 80 km/h në autostrada -
Qeveria zvicerane vlerëson sistemet alternative të mbrojtjes ajrore -
Lajmet që morën më shumë vëmendje këtë javë













