Shkurt.ch
Gjenevë: Një strehë për të rinjtë LGBT, të refuzuar nga familjet e tyre
“Le Refuge Genèvë”, është një strehë emergjente për të rinjtë LGBT të hedhur jashtë nga familjet e tyre. Kjo strehë sapo ka hapur dyert e saj në lagjen Pâquis. Kjo strukturë unike në Zvicër është e bazuar në një model francez.
“Ne kemi dy djem 19-vjeçarë qe disa javë”, tregon Alexia Scappaticci, koordinatore e kësaj strehe në Gjenevë. Ata ndajnë një apartament prej rreth 60 m2 me qira nga shoqata që i mbikëqyr Dialogai.
Këta dy djem jetojnë në këtë apartament me tri dhoma, me një kuzhinë dhe do të rrinë aty gjersa të arrijnë të rindërtohen ndryshe. Dy djelmoshat do të mund të qëndrojnë aty për një periudhë prej tre muajsh dhe mund të bëjnë një kërkesë për të ndejtur edhe tre muaj të tjerë.
Dy të rinjtë kanë një histori të ndryshme, por të dytë janë hedhur jashtë nga familjet e tyre për shkak të homoseksualitetit të tyre. “Kur jeni i dënuar nga familja juaj, është shumë e vështirë të strukturohesh”, thekson znj. Scappaticci.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit













